Lufta/ Droni që synonte Moskën u rrëzua! Xi mund të humbasë G20 në Indi! Turqi: OKB po përgatit propozime për rifillimin e marrëveshjes së grurit

Lufta/ Droni që synonte Moskën u rrëzua! Xi mund të humbasë G20 në Indi! Turqi: OKB po përgatit propozime për rifillimin e marrëveshjes së grurit

Tanke 'Leopard'

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobyanin, tha se një dron teksa fluturonte drejt Moskës është rrëzuar nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse në rrethin Voskresensk të rajonit të Moskës. Ai bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar dhe se nuk kishte shkaktuar dëme në qytet.

Mediat bëjnë me dije se Presidenti kinez Xi Jinpin ka shance të mos jetë i pranishëm në samitin e liderëve të G20 në Nju Delhi, Indi e cila do të zhvillohet më 9-10 shtator. Raportohet gjithashtu, se kryeministri Li Qiang mund të përfaqësojë Kinën në këtë samit.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi ditën e sotme se OKB ka përgatitur propozime për rifillimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave në Detin e Zi. Hakan gjithashtu tha se propozimet janë përgatitur me kontributin e Ankarasë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur së fundmi se hetuesit kanë dalë në një konkluzion duke e konsideruar mundësinë që avioni, ku pasagjer ishte shefi mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

Berlini ka transferuar dhjetë tanke Leopard 1A5 në Ukrainë si pjesë e paketës së fundit të ndihmës ushtarake për Kievin. Lajmin e ka bërë të ditur ekzekutivi gjerman.

Në faqen e internetit të Qeverisë Federale të Gjermanisë lexojmë se kësti i furnizimeve përfshin gjithashtu një radar të vëzhgimit ajror Trml-4d, 16 dronë zbulues Vector, katër kamionë transporti të rëndë 8x8 Hx81 me katër gjysmërimorkio, 13 milionë municione për armë të vogla dhe një spital fushor.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Gjigandi britanik i mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Ukrainën

1693515182_668.jpg

Kontraktori më i madh i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë ukrainase për të rritur furnizimin e saj me armë dhe pajisje të tjera.

Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me CEO të BAE Systems Charles Woodburn në Kiev, duke i thënë atij: "Ti je një shembull për kompanitë e tjera që të zhvillojnë praninë e tyre në Ukrainë dhe të zhvillojnë prodhimin e armëve".

"BAE Systems dëshiron të jetë një partner i besueshëm i Ukrainës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe në ndërtimin e një industrie të fortë dhe të qëndrueshme teknologjike të mbrojtjes për të parandaluar në mënyrë efektive përpjekjet e ardhshme agresioni", tha Woodburn.

U nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e prodhimit të armëve në Ukrainë në partneritet me kompani të tjera vendase, raporton CNN.

Ministri ukrainas i Industrive Strategjike Oleksandr Kamyshin, roli i të cilit përfshin ndërtimin e një baze industriale të mbrojtjes, tha se angazhimi i BAE do të ndihmojë "ndërtimin e së ardhmes së industrisë së mbrojtjes ukrainase. Së bashku me kompaninë, ne do të jemi në gjendje të lokalizojmë prodhimin e armëve të avancuara."

Ora 21:07
Jens Stoltenberg konfirmon se do të largohet nga detyra vitin e ardhshëm

1693493070_stol.jpg

Jens Stoltenberg deklaroi se do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor 2024.

Ai ishte vendosur të jepte dorëheqjen këtë vit, por me luftën në Ukrainë, aleanca e zgjati mandatin e tij me 12 muaj të tjerë, raportojnë mediat e huaja.

I pyetur nëse ky vit është vërtet zgjatja e tij e fundit, ish-kryeministri norvegjez tha:

 “Po, kjo është zgjatja ime e fundit. Është një privilegj të shërbesh si sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë, veçanërisht tani, kur ka një luftë të plotë në Evropë”.

Ora 18:14
Ministri i Jashtëm turk: OKB po përgatit propozime për rifillimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave në Detin e Zi

1693498548_grure.jpg

Kombet e Bashkuara kanë përgatitur propozime për rifillimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave në Detin e Zi, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Ai e deklaroi këtë gjë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Moskë. 

Propozimet janë përgatitur me kontributin e Ankarasë, shtoi Fidan.

Ora 17:39
Lavrov: Rusia do furnizojë Turqinë me 1 milion ton grurë falë mbështetjes së Katarit

1693496497_av.jpg

Rusia do të furnizojë Turqinë me 1 milion ton grurë me një çmim të ulët falë mbështetjes financiare nga Katari, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov e lëshoi këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me homologun turk, Hakan Fidan në Moskë. 

“Sapo të përmbushen të gjitha garancitë e memorandumit Rusi-OKB, ne do të kthehemi menjëherë në respektimin e gjithçkaje që është shkruar në marrëveshje për eksportin e grurit në Detin e Zi”, tha Lavrov duke shtuar se ishte i bindur se ishte Perëndimi, ai që po pengonte zgjidhjen e problemeve duke penguar eksportin më aktiv të drithërave dhe plehrave ruse.

Ora 17:21
Lavrov: Kemi biseduar për takimin Putin-Erdogan me homologun turk

1692465689_sergeilavrovrusinatoshba.jpg

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka zhvilliar një bisedë me homologun turk, Hakan Fidan, për takimin e ardhshëm midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Soçi. 

Lavrov deklaroi se pyetjet që do t'u drejtohen dy liderëve janë "shqyrtuar në detaje".

Sipas ministrit të Jashtëm rus, midis Rusisë dhe Turqisë është krijuar "një dialog konstruktiv", si në axhendën dypalëshe, ashtu edhe në atë rajonale dhe ndërkombëtare. 

"Takimi në Moskë do të bëjë të mundur hartimin e rekomandimeve të mira për t'iu nënshtruar vëmendjes së liderëve tanë", tha Lavrov.

Ora 17:20
Ministri i Punëve të Jashtme në Lituani: Fitorja e Putinit do të ishte një fatkeqësi për BE-në dhe Detin e Zi

1693495250_9043.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme në Lituani, Gabrielius Landsbergis, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Jashtëm jozyrtar të BE-së në Toledo, Spanjë tha se ata duhet të jenë shumë të saktë kur thonë se duhet të qëndrojnë me Ukrainën, sepse nëse nuk e thonë atë gjë ata mund të mendojnë se mund të kenë opsione të tjera në mendje.

Landsbergis tha se askush nuk dëshiron që Putini të fitojë sepse kjo do të sillte katastrofë për Evropën, jo vetëm për Spanjën, por edhe për vendet e tjera, në veçanti për Detin e Zi, i cili pas fitore mund të kontrollohet nga Rusia.

“Duhet të jemi shumë të saktë duke thënë se duhet të qëndrojmë me Ukrainën derisa të fitojë Ukraina, sepse nëse nuk mund ta themi këtë do të thotë se kemi në mendje opsione të tjera. E vetmja mundësi tjetër është fitorja e Putinit. Dhe mendoj se askush në sallë nuk dëshiron ta shohë Putinin të fitojë, sepse kjo do të sillte katastrofë për Evropën, jo vetëm për vendin tim, por për vendet e tjera dhe për Detin e Zi, i cili do të bëhej një det i kontrolluar nga Rusia”, tha Gabrielius.

Ai gjithashtu tha se duhet të ndalonin së ankuari për rezultatet e marra në fushën e betejës dhe të angazhohen duke ndihmuar Ukrainën për atë që i nevojitet.

"Së pari ne duhet të ndalojmë së ankuari për rezultatet e marra në fushën e betejës dhe të angazhohemi për atë që i nevojitet Ukrainës", tha Gabrielius.

Ora 17:00
Kuleba: Po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për anëtarësimin në BE

1691828308_dmytrokulebarusiukraine.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u takua me homologun e tij spanjoll, Jose Manuel Albares, përpara fillimit të Këshillit të Jashtëm informal në Toledo, Spanjë. 

"Hapja e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE në vitin 2023 është një prioritet absolut. Ukraina po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm, po ashtu edhe BE", tha Kuleba.

Ai gjithashtu nënvizoi se në takim ata diskutuan edhe për zgjerimin e ndihmës ushtarake të Spanjës në Ukrainë.

Ora 16:56
Borrell: Do të diskutoj planin e paqes dhe situatën në Ukrainë me ministrin ukrainas

1690991267_eaa6ebe660532a9cdcaf3fc04d9621d9.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, tha se kishte takuar dhe diskutuar me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, për planin e paqes, situatën në Ukrainë dhe për bisedimet të cilat do të zhvillohen në Arabinë Saudite dhe ato të ardhshme në Nju Jork.

Ky takim u zhvillua pas mbërritjes së Borrell në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Toledo.

“Sot do të kemi një diskutim së bashku me ministrin ukrainas Kuleba, i cili erdhi personalisht këtu, për të informuar ministrat për situatën dhe në veçanti për bisedimet për Jeddah dhe ato të ardhshme në Nju Jork, dhe për planin e paqes”, tha Borrell.

Ai gjithashtu tha se ditën e djeshme fokusi ishte më shumë në aspektin ushtarak dhe atë të mbrojtjes, ndërsa sot ishte më shumë në aspektin diplomatik.

“Dje fokusi ishte më shumë në aspektin ushtarak dhe atë të mbrojtjes, sot është më shumë në aspektin diplomatik, jo vetëm te lufta, por si të mbyllet lufta, nga këndvështrimi i tyre, apo te plani i paqes i prezantuar nga presidenti Zelensky”, tha Borrell.

Ora 16:42
Stoltenberg: Ukraina po fiton gradualisht terren duke bërë që Rusia të zmbrapset

1693493070_stol.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për CNN, tha se Ukraina po fiton gradualisht terren duke bërë që Rusia të zmbrapset.

Ai tha se më e rëndësishmja për ta tashmë është mbështetja e aleancës.

Stoltenberg tha se ukrainasit i kanë kaluar pritshmëritë, ku në atë kohë ekspertët mendonin se Ukraina nuk do t’i rezistonte dot luftës, por ata çliruan veriun, Kievin, lindjen, Kharkivin, jugun dhe Khersonin.

"Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren, që do të thotë se ata po i shtyjnë rusët prapa dhe kështu është edhe më e rëndësishme tani t'i mbështesim ata. Ne kemi parë që ukrainasit i kanë tejkaluar edhe një herë pritjet dhe duhet të kujtojmë se gjithçka filloi vitin e kaluar me pushtimin rus. Në atë kohë, ekspertët besonin se Ukraina do të rezistonte vetëm për disa ditë ose javë, por ata çliruan veriun, Kievin, lindjen, Kharkivin, jugun, Khersonin dhe tani po bëjnë hapa të mëdhenj", tha Stoltenberg.

Ora 16:02
Zelensky: Hap pas hapi po i afrohemi fitores

1693237304_zz.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në Telegram se hap pas hapi ukrainasit po i afroheshin fitores ndaj agresorit rus.

Ai shkroi se ushtria ruse nuk kishte më forcë që të shkatërronte lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Hap pas hapi po i afrohemi fitores. Nuk ka forcë që mund të shkatërrojë lirinë dhe pavarësinë tonë", shkroi Zelensky.

Zelensky gjithashtu falenderoi brigadën e 80-të të sulmit ajror për rezultatet e marra në sektorët e Mykolaiv, Izyum, Kupyansk, Bakhmut dhe Severodonetsk, i cili publikoi edhe disa foto të departamentit.

Ora 15:36
Presidenti kinez Xi mund të humbasë samitin e G20 në Indi

1693489117_xi.jpg

Presidenti kinez Xi Jinping me shumë mundësi mund të humbasë samitin e liderëve të G20 në Nju Delhi, Indi më 9-10 shtator. 

Kështu raporton agjencia Reuters në faqen e saj të internetit, sipas së cilës kryeministri Li Qiang mund të përfaqësojë Kinën.

Samiti mund të ishte një rast takimi midis Xi dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden, në përpjekje për të stabilizuar marrëdhëniet midis dy shteteve të cilat kanë qenë të tensionuara kohët e fundit për shkak të një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike. 

Presidenti rus Valdimir Putin nuk do të marrë pjesë në samit, ajo do përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Lavrov.

Ora 15:23
Rrëzohet droni ukrainas që fluturonte drejt Moskës

1693488419_2.jpg

Një dron që fluturonte drejt Moskës u rrëzua nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse në rrethin Voskresensk të rajonit të Moskës. 

Sergej Sobyanin, kryetari i bashkisë së Moskës, tha se nuk kishte asnjë të lënduar apo dëme.

Forcat ukrainase bombarduan disa rajone të Rusisë qendrore dhe lindore ditën e djeshme në atë që është përshkruar si sulmi më intensiv me dron që nga fillimi i luftës në muajin shkurt të vitit 2022.

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja