Lufta 'vjedh' Krishtlindjen për të dytin vit radhazi në Ukrainë! Nuk ka festime por viktima nga sulmet ruse

Lufta 'vjedh' Krishtlindjen për të dytin vit radhazi në Ukrainë! Nuk ka festime por viktima nga sulmet ruse

Sulmet ajrore të Rusisë në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, shkaktuan katër të vrarë të dielën, mes tyre një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare, pas një sulmi në ndërtesën e tyre të banimit.

Nëntë persona të tjerë u plagosën, përfshirë një 15-vjeçar, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin.

"Nuk ka pushime për armikun," shkroi në rrjetet sociale Andrii Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Kherson. “Pushimet nuk ekzistojnë për ne për sa kohë që armiku i vret njerëzit tanë dhe vazhdon të jetë në tokën tonë.”

Sulme pati edhe në qytetin Kherson. Ato u ndërmorrën ndërsa Ukraina përgatitet të festojë zyrtarisht Krishtlindjet, për herë të parë më 25 dhjetor, pasi deri më tani i kishte kremtuar në datën 7 janar.

Disa ukrainas ortodoksë kremtuan Krishtlindjet më 25 dhjetor të vitit të kaluar në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kisha Ortodokse Ruse e feston lindjen e Jezusit më 7 janar.

Një katedrale në Kiev e shënoi festën e Krishtlindjes më 7 janar të këtij viti, por mesha u mbajt në gjuhën ukrainase, për herë të parë gjatë 31 viteve të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimin Sovjetik.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy firmosi në korrik një ligj që e zhvendoste festën publike të Krishtlindjes më 25 dhjetor. Për të shënuar natën e Krishtlindjes më 24 dhjetor, Presidenti Zelenskyy iu drejtua kombit në një video të filmuar përpara Katedrales së Shën Sofisë në qendër të Kievit.

Ai i siguroi ukrainasit që luftojnë kundër pushtimit të plotë të vendit nga Rusia se "hap pas hapi, ditë pas dite, errësira po zhduket".

“Sot ky është qëllimi ynë i përbashkët, ëndrra jonë e përbashkët. Dhe pikërisht për këtë është lutja jonë e përbashkët sot. Për lirinë tonë. Për fitoren tonë. Për Ukrainën tonë”, tha Presidenti Zelenskyy.

Khersoni nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën. Forcat ruse kryen 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhzhya, Dnipropetrovsk dhe Khmelnytskyi, njoftoi forca ajrore ukrainase.

Ndërkohë, dy persona u plagosën gjatë sulmeve ruse mbi 20 qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin e Kharkivit, në veri të Ukrainës veriore, tha guvernatori Oleh Syniehubov.

Në Rusi, një burrë u plagos në rajonin Bryansk pasi një fshat afër kufirit me Ukrainën u vu nën sulm, tha guvernatori i rajonit, Alexander Bogomaz./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase