Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus

Lufta/ Zelensky e konfirmon: Trupat ukrainase po luftojnë brenda territorit rus

Përforcime ruse në rajonin e Kurskut

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pranuar për herë të parë që trupat ushtarake ukrainase po zhvillojnë një sulm në brendësi të kufirit perëndimor të rajonit të Kursk, në Rusi. Zelensky e konfirmoi në fjalim e tij të shtunën në mbrëmje.  

Kievi filloi sulmin e tij të befasishëm të martën, duke përparuar me shpejtësi më shumë se 10 km (gjashtë milje) brenda Rusisë, bastisja më e thellë që kur Moska filloi pushtimin e saj të shtrirë në gjithë Ukrainën, në shkurt 2022.

Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky falënderoi ‘luftëtarët’ e Ukrainës dhe tha se kishte diskutuar operacionin në Rusi me komandantin e lartë ushtarak të vendit Oleksandr Syrskyi. ‘Ukraina po provon se me të vërtetë mund të rivendosë drejtësinë dhe të përballojë presionin e agresorit”, shtoi ai.

Rusia deri më tani ka luftuar për të ndaluar përparimin ukrainas, me më shumë se 76,000 njerëz të evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe shpalljen e gjendjes sw jashtëzakonshme në tre zona kufitare. Kjo do të thotë se autoritetet në rajonet e Kursk, Belgorod dhe Bryansk mund të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve dhe të përdorin përgjimin e telefonit midis masave të tjera.

Luftimet po vazhdojnë që të shtunën mbrëma. Guvernatori i Kurskut, Aleksei Smirnov, tha herët të dielën se kishte njerëz të plagosur në një sulm ‘të pabesë’ ukrainas. Ai më herët raportoi se 13 persona u plagosën vonë të shtunën kur rrënojat e një rakete ukrainase të rrëzuar ranë në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin rajonal Kursk. Guvernatorët e rajoneve fqinje të Rusisë Voronezh dhe Belgorod raportuan gjithashtu një sulm ukrainas me dron gjatë natës.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko postoi në Telegram herët të dielën në mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore po "operonin" dhe paralajmëroi civilët të qëndrojnë në strehimore. Inkursioni i rrallë i Ukrainës në Rusi filloi të martën në mëngjes, kur deri në 1000 trupa, të mbështetur nga tanke dhe automjete të blinduara, hynë në rajonin e Kurskut, tha Rusia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U plagos nga shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pas 2 ditësh punonjësi 35-vjeçar

U plagos nga shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pas 2 ditësh punonjësi 35-vjeçar