Hapet pas 32 vitesh tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Rijetëzojmë godinat ushtarake e muze për Luftën e Ftohtë, e kthejmë destinacion turistik

Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ndërsa shkruan se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

“MIRËMËNGJES dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Projekti synon mirëadministrimin e zonës, me synim kthimin e Gjirit magjepsës të Panormës në një destinacion turistik, duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.

Hapi tjetër i projektit përfshin rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.

Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.

Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos.

Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ska problem: 11/08/2024 10:15

    Ja perse tu desh Vengu (lepe peqe) o esati modern

    Përgjigju
  • ATDHETARI: 11/08/2024 10:05

    Ku JU ÇON MUSHKA, MORE?Ç'JANË KËTO HAPIEMASIVE, JU KA NGELUR DHE SHËNGJINI?PO AMERIKA ME SHOQE KËSHTU I KA HAPUR BAZAT?JU GJENERALË)ME URDHËR DITE)JU ROFSHIN PALLASKAT SE BENI E KEQIA MË E MADHE,SPS,NUK SUGJERONI.PO ZATEMM TUFË GJENERALËSH,KOLONELËSH,erjPA USHTAR JENI.MBRONI ATDHEUNDHE JO KARIKET.

    Përgjigju
  • John Wick: 11/08/2024 09:56

    Kush oligarg e mori dhe kte prone te ushtrise?

    Përgjigju
  • Shqiptar i thjeshte: 11/08/2024 09:33

    Nuk i shkon nder mend çitjanes qe mund te plase lufte ne Evrope ne te ardhmen e afert edhe do hyjne ne pune te gjithe fortifikimet qe ka ndertuar shteti dhe populli shqiptar me kosto te jashtezakonshme. Duhet te ruhet sekreti ushtarak per te gjithe keto asete dhe mos lejohet kembe civili neper keto zona ushtarake. Respekte per ndertuesit e ketyre veprave, jo per bojaxhinjte e sotem.

    Përgjigju
  • Or tej: 11/08/2024 09:31

    Te pakten tani turistet mund te fotografojne te qete pa u denuar si spiune or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë