Lufta/ Gjermania vendos raketa Patriot në Lituani përpara samitit të Vilniusit! Kuleba: Pa Wagner do të jetë më e lehtë për ushtrinë tonë

Gjermania ka filluar vendosjen e raketave Patriot në Lituani përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik. Dislokimi u bë me kërkesë të NATO-s dhe në konsultim të ngushtë me Lituaninë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i kërkon aleancës që t'i bëjnë një ftesë për t'u Ukraina pjesë e NATO-s, pasi e meritojnë. Ai thotë se pa Wagner do të jetë më e lehtë për ushtrinë e Ukrainës, ndërsa thekson se Putin është dobësuar pas kryengritjes së Prigozhin.

Gjenerali rus Sergei Surovikin është arrestuar. Kjo është raportuar nga Moscow Times, duke cituar dy burime të afërta me Ministrinë ruse të Mbrojtjes. 

"Situata me të nuk ishte në rregull. Për autoritetet. Nuk mund të them më shumë", tha një nga burimet. "Me sa duket, (Surovikin) zgjodhi anën e Prigozhinit gjatë kryengritjes", tha burimi i dytë i cituar nga gazeta në gjuhën angleze e Moskës, e cila thekson se gjenerali nuk është dëgjuar që nga e shtuna, ditën e kryengritjes së Wagnerit. 

Sipas New York Times, Surovikin ishte në dijeni të "planeve për rebelim" të milicisë.

Numri i sulmeve ruse që shkatërruan një restorant dhe disa ndërtesa në qytetin ukrainas të Kramatorsk përkeqësohet: dymbëdhjetë të vdekur dhe gjashtëdhjetë të plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Lufta/ Kuleba: Pa Wagner do të jetë më e lehtë për ushtrinë tonë

1685989007_kuleba.JPG

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba thotë se pa Wagner do të jetë më e lehtë për ushtrinë e Ukrainës, ndërsa thekson se Putin është dobësuar pas kryengritjes së Prigozhin.

"Pa Wagner do të jetë më e lehtë për ushtrinë tonë. Putini është dobësuar si rezultat i kryengritjes së Prigozhinit . Por aspekti kryesor i grushtit të dështuar është se miti dhe legjenda e Putinit të fortë dhe të pathyeshëm ka marrë fund. Ai ka gjetur një marrëveshje me Prigozhin, ai nuk e eliminoi, ai arriti një kompromis. Tani për tani Putin ndihet i pambrojtur dhe shumë rusë e kanë kuptuar këtë. Kjo histori nuk është fundi i luftës por hap një fazë të re të konfliktit".

Ora 22:44
Gjermania vendos raketat ‘Patriot’ në Lituani përpara samitit të NATO-s në Vilnius

1687790339_nato.JPG

Gjermania ka filluar vendosjen e raketave Patriot në Lituani përpara samitit të NATO-s në Vilnius në korrik, njoftuan forcat e armatosura të vendit baltik. Ushtarët gjermanë do të operojnë sistemin. Dislokimi u bë me kërkesë të NATO-s dhe në konsultim të ngushtë me Lituaninë.

Ora 18:44
Këshilli Evropian miraton konkluzionet për Ukrainën, fokusi në siguri e mbrojtje

1688057116_keshilliieuropes600x3301.jpg

Udhëheqësit e BE-së të mbledhur në Këshillin Evropian miratuan konkluzionet për Ukrainën, duke përfshirë pjesën për angazhimet e sigurisë për Kievin dhe mbrojtjen. Tani diskutimi fokusohet te migrimi.

Ora 15:12
Moska: Në sulmin e bërë në Kramatorsk vramë dy gjeneralë ukrainas

Dy gjeneralë ukrainas, deri në 50 oficerë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, si dhe deri në 20 mercenarë dhe këshilltarë ushtarakë të huaj u vranë në sulmin e forcave ruse në Kramatorsk, ku bombat ruse shkatërruan një ndërtesë ku kishte edhe civilë dhe gazetarë. 

Kjo është raportuar nga Ria Novosti, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. 

"Sipas informacioneve aktuale, pas një sulmi me precizion të lartë më 27 qershor të këtij viti në qytetin e Kramatorsk në pikën e përkohshme të vendosjes së brigadës së 56-të të këmbësorisë të motorizuar të veçantë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dy gjeneralë ukrainas dhe 50 oficerë të Forcave të Armatosura u vranë”-thuhet në deklaratë.
 

Ora 14:59
Konfirmohet arrestimi i gjeneralit Surovikin, por e bija e mohon

Konfirmohet arrestimi i gjeneralit Surovikin, por e bija e mohon

Vajza e gjeneralit Sergei Surovikin, ish-komandant i përgjithshëm i forcave ruse në Ukrainë, mohon arrestimin e babait të saj për lidhjen e tij me rebelimin e grupit Wagner.

"Sinqerisht, asgjë nuk i ka ndodhur atij. Ai është në vendin e tij të punës," tha Veronika Surovikin.

Kur u pyet nëse ka folur me të atin, vajza e gjeneralit rus tha se ka kontaktuar me të dhe cdo gjë është mirë.

Sa i përket zhdukjes së Surovikin nga mediat që prej të shtunës së kaluar, vajza e gjeneralit siguroi se ai nuk ishte shfaqur kurrë më parë shpesh.

“Të gjithë janë në vendin e tyre, gjithçka është në rregull”, tha vajza.

Gruaja e Surovikin nuk pranoi të komentonte situatën dhe Kremlini gjithashtu hodhi poshtë arrestimin e supozuar të gjeneralit rus për revoltën e grupit mercenar Wagner.

Ditën e djeshme gazeta Moscoë Times , duke cituar dy burime nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, kishte dhënë lajmin për arrestimin e gjeneralit rus për lidhje të dyshuara me kryengritjen e Wagnerit. Aktualisht, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje.

Ora 14:45
Rebelimi Wagner, Borrell: Putin i dobësuar nga kriza, një rreziik më i madh

1687512362_borrell.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell , pas mbërritjes në Këshillin Evropian deklaroi se tanimë që pushteti i Putin është dobësuar nga kryengirtja e grupit mercenar Wagner.pritet që Putini të fillojë pastrimin brenda Rusisë.

"Është e qartë se Putini doli i dobësuar nga kjo krizë. Por një Putin i dobësuar është një rrezik më i madh. Duhet të kemi kujdes nga pasojat, gjithçka që po ndodh mbetet e paqartë, si për shembull kush qëndron pas kësaj tentative për rebelim ushtarak. Disa gjeneralë kanë qenë arrestuar dhe imagjinoj se Putini do të dëshirojë të pastrojë brenda Rusisë”.

 

 

Ora 11:32
Zuppi diskutoi çështjen e fëmijëve me këshilltarin e Putinit

Çështja e refugjatëve, përfshirë të miturit, ishte tema qendrore e diskutuar në një takim midis kardinalit Matteo Zuppi, emisarit të Papës që viziton Moskën dhe Yuri Ushakov, këshilltarit për politikën e jashtme të Presidentit Vladimir Putin.

"Takimi i kardinalit me Ushakov nënvizoi Pezzi u zhvillua në një atmosferë pozitive. Tema kryesore ishin problemet humanitare të lidhura me refugjatët, përfshirë të miturit", tha Kryepeshkopi i Moskës, Paolo Pezzi.

Pezzi nuk dha detaje të tjera, por dihet që autoritetet e Kievit i kanë kërkuar të dërguarit të Vatikanit që të ngrejë me Moskën çështjen e fëmijëve që Kievi akuzon Rusinë se i ka dëbuar nga Ukraina, si dhe shkëmbimet e të burgosurve.

Ora 11:09
Kiev: Progres në rajonet Zaporizhzhia dhe Donetsk

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar ka njoftuar përparimin e forcave Ukrainase në jug dhe në lindje të vendit.

“Forcat ukrainase po bëjnë përparim në jug dhe lindje të vendit, ata përparuan 1.3 km në drejtim të Berdyansk Zaporizhzhia, 1.2 km në drejtim të Klishchiivka Donetsk dhe 1.5 km në drejtim të Kurdyumivka Donetsk”, njoftoi Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës.

Ora 11:08
Zuppi takohet sot në Moskë me Patriarkun Kirill

1687949769_matteozuppi.JPG

Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Matteo Maria Zuppi, ka shkuar në Moskë për të diskutuar mbi dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës , që mund të kontribuojnë në përfundimin e konfliktit.

Matteo Zuppi do të takohet sot me Patriarkun Ortodoks Kirill në Moskë për të diksutuar me tëj mbi

“Sot pasdite do të takojmë Shenjtërinë e Tij Patriarkun Kirill dhe më pas sonte do të ketë festë eukaristike në katedrale ku kardinali do të takohet me komunitetin katolik dhe do të kremtojë me peshkopët, priftërinjtë, burrat dhe gratë fetare dhe do të sjellë përshëndetje, afrim lutjet e Atit të Shenjtë dhe të gjithë komunitetit katolik. Mbi të gjitha do të lutemi për paqe” tha Nunci Apostolik Giovanni D'Aniello, duke konfirmuar se kardinali Matteo Zuppi do të takohet sot me Patriarkun Ortodoks Kirill në Moskë.

Kujtojmë se etapa e parë e këtij misioni u zhvillua më 5 dhe 6 qershor, në Kiev, ku kardinali u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën