Luftarakët e vegjël ushtrojnë Taekwondo 

Fëmijët që ushtrojnë artin marcial në Shqipëri është rritur si pasojë edhe e tendencës së përhapjes së këtij sporti. Tre fëmijët që ushtrojnë këtë sport në një prej qëndrave të arteve marciale në Tiranë, Matilda Osmani, Renan Rexhmati dhe Astrit Rexhmati kanë rrëmbyer në arenën ndërkombëtare medalje të argjendit dhe të bronxit.

Aftësitë e këtyre fëmijëve në ushtrimin e kësaj disipline është për t`u admiruar. Ata janë luftarak të vërtet. Mirpo ky sport dhe aftësitë luftuese të tyre këta fëmijë nuk duhet t`i demostrojnë në luftimin e të tjerëve në rrugë. Sipas mjeshtrit të disiplinës së Taekwondo-së, Julian Caca, në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” thotë se “Ne nuk i lejojmë fëmijët që ato që mësojnë këtu t`i ushtrojnë në rrugë”.

Arti i luftimit tek fëmijët që ushtrojnë artet marcile të Taekwondo-së i bën ata të disiplinuar dhe të shkathët.
artet marciale
Një luftarake e vërtet, Matilda, 7 vjeç ka dalë në vend të dytë në kampionatin ballkanik i cili u zhvillua në Bosnje këtë vit. Kjo vajzë e vogël e nisur nga një pasion për të qenë e shkathët dhe e “fortë” ky sport e ka bërë më të disiplinuar e më të respektuar në marrëdhënie me të tjerët. Ajo thotë , “Taekwondo më ka bërë më të fortë duke mësuar teknikat që të jem e shkathët dhe më e disiplinuar”.

Në kampionatin evropian të klubeve në Athinë Ronan Rexhmati morri vendin e dytë dhe Astrit Rexhmati morri vendin e tretë. Për këta fëmijë përveç stërvitjes së përditshme me mjeshtrin e tyre të artit marcial zhvillojnë këto aktivitete ndërkombëtare ku marrin emocione të mëdha duke lidhur bashkëpunime me mjeshtrat e tjerë në botë si dhe duke krijuar urat lidhëse me fëmijët e tjerë që ushtrojnë këto arte marciale.

Mjeshtri i arteve marciale Juljan Caca në lidhje me kampionatin tha, “Konkurrenca ishte e fortë në të dyja këto kampionate dhe emocionet ishin tepër të mëdha jo vetëm për mua por edhe për këta fëmijë”.

Sportet e arteve marciale në Shqipëri nuk kanë një interesim shumë të fortë. Mjeshtri i arteve marciale Julian Caca tha, “Çdo shpenzim për këto aktivitete por edhe për këtu në Shqipëri e kemi nga çepat tona”.

Mësimi kryesor është disiplina në këtë sport duke i bërë fëmijët që ushtrojnë këtë disiplinë të jenë më të përqëndruar dhe kështu ata japin maksimumin e tyre.

Mjeshtri i fëmijëve që i mëson këtë art marcial thotë, “vijnë me qëllimin të bëhen të fortë, të bëhen të shkathët si dhe për të shmangin monotoninë e përditshme si kompjuterat dhe lojrat e shumta duke u bërë më social”.
Ky sport njjihet edhe si disiplinë dhe është sport olimpik dhe më i populluar në sportet luftarake.

Demostrimi i seancave të një mësimi të Taekwondo-së nga mjeshtri i arteve marciale Julian Caca.
Seancën e fillojmë me një vrap të lehtë pastaj me ushtrimet altetike, pastaj me straçingun dhe vazhdojmë më pas me teknikat.

Emrat e teknikave bazë
Apçaki goditje e drejtë
Paluaçaki, goditje anësore
Toleuçaki, goditje në kokë
Tiçaki etj Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti