“Luftë korrupsionit dhe barazi para ligjit”! 2 shtyllat e paprekshme të SHBA-BE nëse Shqipëria do integrimin

Vetëm një drejtësi e paanshme e lufton korrupsionin e nxit konkurrencë, dhe shtyn përpara ekonominë, ishte mesazhi kryesor i dhënë nga Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe i dërguari me punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner, në konferencën rajonale ‘Balkanomics”.

 “Drejtësia do të shmangë korrupsionin dhe s'do të lejojë keqpërdorim e të mirave publike”, u shpreh ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

“Drejtësia që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë është thelbësore. Kjo është diçka që të gjithë biem dakord dhe është vendimtare”, tha Wisner.

Përparimi drejt BE është një sprovë e madhe tha Gonzato i cili apelon për bashkim ekonomik të vendeve të rajonit nëse kanë synim anëtarësimin.

“Nëse vendet e rajonit duhet të kenë qasje me vendet e BE duhet të hapin fillimisht tregun për vendet Ballkanit. Nëse këto vende duhet të vijnë në BE duhet të kalojnë ndasitë e se shkuarës dhe të shohim nga e ardhmja. Shqipëria e ka kaluar këtë gjë. A jam optimist?? Jam pragmatik, po ka hapa pozitivë”, tha Gonzato.

Plani i rritjes i miratuar nga BE për vendet e Ballkanit është dëshmi se Brukseli ka ndryshuar axhendën e zgjerimit sidomos pas luftës në Ukraine.

“Lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë gjëra. Është e domosdoshme që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e BE. Plani i rritjes është një simbol i madh sepse ka mundësi që të sjellë përparim tepër madhor dhe do të rrisin hapat e Ballkanit drejt BE. Duhet të kapërcehen problemet e se shkuarës për të përparuar në BE”, theksoi Wisner.

“Konteksti gjeopolitike lufta në Ukrainë ka sjellë një pikë të re në Bruksel, për mënyrën se si duhet parë Ballkani nga Brukseli. Po përpiqemi që të mbështesim Shqipërinë për përparimin ekonomik e social. Po e ndihmojmë edhe për shtetin e se drejtës, forcimin e ligjit. Kjo do të nxisë klimën e biznesit”, tha ambasadori i BE.

Ambasadori i BE-së vuri theksin edhe tek aplikimi i Shqipërisë për në SEPA, duke e konsideruar si mundësi e rëndësishme me ndikim në ekonomik e që sjellë më pak kosto për qytetarët e bizneset në transfertat e tyre në euro.

Në këtë konferencë rajonale që bëri bashkë përfaqësues dhe ekspertët nga 28 shtete, u diskutua edhe për sfida të tjera si tregtia e mallrave, përmirësimi i klimës së biznesit e deri tek mbajtja e fuqisë punëtore.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami

Peruja goditet nga tërmeti me magnitudë 7.2 ballë, alarm për cunami