TIRANE -Rreth 14 orë pas atentatit në Tiranë ku mbetën të vrarë një vajzë dhe një djalë, dhe shpëtoi personi që dyshohet se ishte “shënjestra”, policia gjeti në Lumin e Lanës kallashnikovin që është përdorur nga autori ende i paidentifikuar, në një distancë të afërt me lulishten “1 Maji” ku ndodhi masakra. Policia ka ofruar 10 mije euro shperblim per kedo qe jep informacione per autorin e ketij krimi.Per kete qellim policia ka publikuar edhe nje numer kontakti 069 41 15 502.
Pas kërkimeve me imtësi rreth zonës së krimit polumbarët e RENEA-s gjetën kallashnikovin të hedhur në Lanë, megjithatë priten analizat balistike për të vërtetuar nëse është pikërisht arma që i mori jetën 30-vjeçares Aurora Oskian, 23-vjeçarit Kevin Rugova dhe la të plagosur 41-vjeçarin Elvis Gaçaj i cili deri në këto momente për shkak të së shkuarës së tij me precedentë, dyshohet të ketë qenë objektiv i atentatit. Dyshimet e policisë për krimin janë orientuar në disa pista, por më kryesorja është ajo një atentati si pasojë e përplasjes së grupeve rivale në kryeqytet që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

(Në foto Elvis Gaçaj)
Edhe pse nuk ka një emër për autorin, policia dyshon se bëhet fjalë për një djalë rreth 17 vjeç, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë i pa maskuar. Pas 23 të shtënave drejt makinës që drejtohej nga Elvis Gaçaj, i riu e kishte hedhur automatikun në Lanë për të humbur gjurmët dhe më pas është larguar mes rrugicave duke përfituar edhe nga errësira. Nuk dihet ende nëse 17-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor të tjerë në krim që mund ta kenë ndihmuar atë për arratisjen.
Një vajzë me inicialet E.Gj e cila udhëtonte në makinë mundi t’i shpëtojë atentatit pa lëndime pasi u largua nga makina sapo filluan të shtënat. Ajo ka qenë e para që ka njoftuar policinë dhe dyshohet se është pronarja e makinës BMW seria 5.
Gaçaj ka qenë i dyshuar për lidhje me trafikun e drogës dhe i dënuar për vrasje dhe plagosje. Pista kryesore e policisë është pikërisht prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrjes. Ndërsa dy personat e tjerë që mbetën të vrarë, Kevin Rugova dhe Aurora Oskian nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë. Por nga kontrolli i ushtruar në banesën e 23 vjeçarit gjeti një sasi të vogël kokaine. Rugova ka tentuar të dalë nga makina por ka mbetur i vdekur pranë derës. Ai punonte në një agjenci turistike.
Policia dyshon se në ngjarje janë përdorur një Kallashnikov dhe një pistoletë, për faktin se janë gjetur 29 gëzhoja nga të dyja llojet e armëve.
Pasi ka qëlluar në drejtim të tyre autori është rikthyer pranë makinës për t’u siguruar se personat që kishte qëlluar kishin vdekur, por në këtë moment në drejtim të tij është qëlluar nga Elvis Gaçaj. Edhe pse kishte marrë një plagë në dorë dhe në sup, Gaçaj i është përgjigjur me gjashtë të shtëna pistolete duke detyruar atentatorin të largohet. Ky veprim i ka shpëtuar jetën Gaçit.
Burime për Shqiptarja.com thanë se autori ka qëlluar me kallashnikov nga parmakët e një ndërtese dhe më pas është larguar menjëherë prej andej. Në hyrjen e pallatit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një batanije me të cilën autori kishte mbështjellë armën, e cila është dërguar në laborator për të parë nëse mbi të kanë ngelur shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorit
Pamjet e gjetjes së kallashnikovit në lumin e Lanës janë realizuar nga televizoni “Report TV”.

Policia 10 mije euro shperblim per informatoret
Policia e Tiranës ka vendosur në dispozicion shumën prej 10 mije Euro për personat që japin informacion për autorin e ngjarjes së mbrëmshme në zonën e "1 Majit". Numri i kontaktit për çdo informacion është 069 41 15 502.
Ngjarja me DETAJET/ Emrat e viktimave dhe historia e precedentëve të “shënjestrës” që mbeti i plagosur...Pronarja e makinës i shpëtoi atentatit
Plumbat e kallashnikovit kanë marrë mbrëmjen e së enjtes dy jetë, të një vajze rreth të tridhjetave dhe të një djali të ri 23-vjeçar, një person i tretë mbeti i plagosur, ndërsa një tjetër vajzë shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim pasi mundi të largohej në kohë sapo dëgjoi të shtënat e para.
Tirana u trondit nga breshëria e 7 plumbave të kallashnikovit rreth orës 20:00 në mes të qytetit pas lulishtes “1 Maji”, të cilat u derdhën drejt makinës BMW seria 5 ku udhëtonin Elvis Gaçaj 40 vjeç (drejtuesi), dy viktimat Aurora Oskian 30 vjeç me banim në Tiranë (pasagjere në sedijen e parë) e Kevin Rugova 23 vjeçar, si dhe një vajzë me inicialet E.Gj e cila i ka shpëtuar për mrekulli plumbave. Policia ende nuk ka një emër të personit të dyshuar.

(Në foto viktimat Kevin Rugova dhe Aurora Oskian)
Sipas policisë, makina BMW (ngjyrë gri me targat AA 675 JS) ishte në pronësi të vajzës që arriti të dilte nga automjeti dhe t’i shpëtonte plumbave. Dy pasagjerët Aurora dhe Kevin gjerën vdekjen e menjëhershme si pasojë e plumbave të marrë, ndërsa shoferi Elvis Gaçaj u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 23-vjeçari Kevin Rugova, sipas policisë ka tentuar të dalë nga makina dhe plumbat i ka marrë pikërisht pranë derës, teksa u gjet i pajetë i shtrirë përtokë. Vajza me inicialet E.Gj është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen.
Shumica e plumbave janë në krahun e vajzës Aurora Oskian, por precedentët e të plagosurit Elvis Gaçaj ngrenë dyshimet se ka qenë pikërisht ai objektiv i atentatorit. Gaçaj është dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Dyshohet se atentati ndaj tij mund të jetë për hakmarrje ose për prishje të pazareve të drogës.
Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se në vendin e ngjarjes janë gjetur një sasi gëzhojash nga dy armë të ndryshme. Grupi hetimor dyshon se i plagosuri Elvis Gaçaj i është kundërpërgjigjur atentatorit duke e qëlluar me pistoletë që kishte në makinë, por pa arritur ta godasë autorin. Në makinë janë gjetur disa gëzhoja automatiku, ndërsa disa metra më larg janë gjetur gëzhoja pistolete.

( Në foto lajmërimet për cermonitë mortore të Kevin Rugova dhe Aurora Oskian )
Prcedentët e Gaçajt
Në vitin 2008, 41-vjeçari Elvis Gaçaj i ka mbijetuar një atentati me ekskploziv pranë shkollë “Petro Nini Luarasi” në Tiranë”. Gaçaj është dënuar për vrasje në vitin 1992. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur vrau me thikë shokun e tij, duke e goditur në njërën kofshë, i preu arterien kryesore ku i riu gjeti vdekjen në spital. Për këtë ngjarje ai është dënuar me 14 vjet burg, dënim të cilin e ka kryer para disa vitesh. Vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, në vitin 2008 Gaçaj përfundon sërish në pranga, këtë herë 32 vjeç dhe akuzohej për plagosje të lehtë me dashje. Ai u arrestua më 26 korrik të vitit 2008, pasi kishte plagosur Sefer M.
Gaçaj dyshohet se ka kryer një vrasje edhe jashtë Shqipërisë.
Dëshmitarët
Në policinë e Tiranës u shoqëruan edhe persona të cilët kishin qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes. “Pashë çdo gjë me sytë e mi. Isha duke kaluar rrugën kur dëgjova të shtënat me armë. Kam kthyer kokën dhe aty pashë një makinë në anë të rrugës që po qëllohej me armë. Nuk arrita të shihja më se çfarë po bëhej, pasi po mundohesha të gjeja një vend ku të fshihesha”, tha për gazetën Shqiptarja.com një djalë rreth të 30-ve.
/Shqiptarja.com

VIDEO
marrin 2 jetë, autori 17 vjeç!