‘Lufta' në PD, Salianji ende larg firmave për tu zgjedhur kryetar grupi, deri tani vetëm 14 nënshkrime! Dy deputetët që 'tradhtojnë' Alibeajn (Lista me emrat)

‘Lufta' në PD, Salianji ende larg firmave për tu zgjedhur kryetar grupi, deri tani vetëm 14 nënshkrime! Dy deputetët që 'tradhtojnë' Alibeajn (Lista me emrat)

Enkelejd Aliebeaj dhe Ervin Salianji

Prej disa ditësh tashmë ‘lufta’ për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është intensifikuar. Një nismë e deputetit Ervin Salianji, mbështetur nga grupi i Sali Berishës, për mbledhjen e firmave për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt solli reagimin e këtij të fundit i cili përjashtoi vetë Salianjin dhe 3 deputetë të tjerë demokratë. Ndërkohë deputeti i zgjedhur në Qarkun e Korçës duket se nuk është ndalur me kaq por ende po vijon me mbledhjen e nënshkrimeve të kolegëve të tij për të bërë shumicën për zëvendësimin  zyrtarisht të kryetarit të grupit parlamentar të PD.

Deri tani Salianji, sipas burimeve të gazetares Danjela Maloku, ka arritur që të sigurojë vetëm 14 nënshkrime nga 38 deputetë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarisht në listën e depozituar në institucionet e Kuvendit të Shqipërisë. Duhet thënë se grupet parlamentare janë institucione të Kuvendit dhe jo ekskluzivisht partiake ndaj edhe funksionimi i tyre bëhet sipas Rregullores së Kuvendit. Pra, gjithçka që duhet të ndodhë brenda grupit parlamentar demokrat do të duhet të jetë në zbatim të rregullave të Kuvendit që të mund të jetë ligjërisht i zbatueshëm nga organet e Kuvendit të Shqipërisë.

Pra, për të bërë një përmbledhje. Ervin Salianji, me mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës, deri ka mbledhur 14 firma, kryesisht deputetë të ‘Rithemelimit’, përveç Ferdinand Xhaferrit dhe Bledion Nallbati që kanë dalë tashmë nga ‘rreshti’ i Alibeajt.

Deputetët që kanë firmosur deri tani për shkarkimin e Enkelejd Alibeaj janë: 1- Bujar Leskaj; 2- Edi Paloka; 3- Ina Zhupa; 4- Isuf Çela; 5- Luçiano Boçi; 6- Greta Bardeli; 7- Kastriot Piroli; 8- Lindita Metaliaj; 9- Sorina Koti; 10- Tomorr Alizoti; 11- Zef Hila; 12- Ervin Salianji; 13- Ferdinand Xhaferraj; 14- Bledion Nallbati. Këta janë të vetmit që mund të konsiderohen si kërkues legjitim në sytë e rregullores ndërkohë që 9 deputetë të ‘Rithemelimit’ janë të përjashtuar nga grupi. Deputetë të përjashtuar: 1- Agron Shehaj; 2- Belind Këlliçi; 3- Tritan Shehu; 4 Oerd Bylykbashi; 5- Sali Berisha; 6- Albana Vokshi; 7- Edmond Spaho; 8- Flamur Noka;9-Luan Baçi.

Për të siguruar shumicën në grupin parlamentar Ervin Salianjit dhe Berishës që e mbështet sigurisht do t’i duhet të bëjnë shumicën në grup parlamentar, pra të paktën 20 vota. ‘Lufta’ edhe për 6 firma të tjerë duket se është në vijim. Këtë betejë e kanë komentuar shumë zëra në PD, ndërkohë që shikohet si një tjetër tentativë për të bërë ‘vetëgjyqësi’ deri në momentin kur Apeli i Gjykatës së Tiranës të mund të marrë vendimin që pritet për të përcaktuar fatin e demokratëve, teksa zgjedhjet vendore po afrojnë me shpejtësi.

Lajmin e nismës për mbledhje firmash për shkarkimin e Alibeajn si kryetar grupi deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e sheh si një pikë të ulët që nuk e ka pritur se partia që përfaqëson do të arrinte deri këtu. Tabaku tha se këto nisma ndikojnë në copëzimin e mëtejshëm të opozitës, e cila sot sipas saj gëzon besueshmëri më të ulët se qeveria.

Ndërkohë që nga Saranda, në reagimin e parë në lidhje me shkarkimin e tij kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se lufta me të shkuarën do të vijojë, duke iu referuar Sali Berishës. Alibeaj siguroi se ai është përfaqësuesi i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

3 ditë më parë Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

Përjashtimi i 4 deputetëve që zyrtarisht u argumentua nga Enkeleid Alibeaj se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, por në fakt sipas grupit të Berishës është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e grupit parlamentar të PD. Një fakt të tillë, e konfirmoi edhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i cili nuk e pati një përgjigje se sa firma janë mbledhur deri më tani për shkarkimin e Alibeajt.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale legeni: 14/01/2023 16:26

    Kush ja ngre puplat ketij legeni, nxitoni gjyqin qe sajoi per babalet dhe rraseni ne burg dhe atje te bej gati dhomat per kushon e burrin e kushos agush dhe agushen. Fshatari do behet kryetar grupi parlamentar, nuk e ben dot se eshte rritur nga prinder fshatar dhe fis fshataresh.

    Përgjigju
  • grigor: 13/01/2023 20:47

    Shiko ku ka perfunduar PD bejne BABALEN kryetar grupi..... Nga PD eshte bere PDH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja