Lufta/ Gjenden 43 milionë euro cash në strehën e Prigozhinit! Kreu i Wagner: Duhen për të paguar ushtarët! Zelensky telefonatë me Biden

 Lufta/ Gjenden 43 milionë euro cash në strehën e Prigozhinit! Kreu i Wagner: Duhen për të paguar ushtarët! Zelensky telefonatë me Biden

Paratë e gjetura në strehën e Prigozhinit dhe pasaporta false e tij

Gjatë kontrollit në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet të jetë zyra e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se u gjetën para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 43 milionë euro. Kjo u raportua nga media ruse Fontanka. Prigozhin thotë se eurot janë përdorur për të paguar ushtarët e Wagner.

Përveç tufave me rubla, në strehën e Wagner u gjetën pasaporta false me një foto të liderit të Wagner, si dhe armë dhe madje edhe shufra ari. Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë. Kontrolli në hotelin në Shën Petersburg vjen pasi Prigozhin hoqi dorë nga revolta ndaj Moskës me ndërmjetësimin e Lukashenkos. Rusia vendosi që ndaj tij të mos hapet hetim penal dhe Prigozhin është dërguar në Bjellorusi.  

Ndërkohë, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është shfaqur në një intervistë në për Rossiya-1 pas rebelimit të grupit Wagner për grusht shteti. Sipas mediave, intervista është regjistruar me 21 qershor.

‘Sigurisht që i kushtoj vëmendje prioritare”, u përgjigj ai i pyetur se sa kohë i kushton ndjekjes së zhvillimeve të operacionit special ushtarak në Ukrainë! ‘Dita fillon dhe mbaron me kaq'.- tha Putin.

Kina ka shprehur mbështetje për udhëheqjen e Federatës Ruse e cila ndërhyu për të stabilizuar situatën në vend gjatë ngjarjeve të 24 qershorit. Të gjitha kufizimet e lëvizjes janë hequr në rajonin e Rostovit, i kontrolluar më parë nga forcat e Grupit Ëagner që u tërhoq mbrëmjen e djeshme si rezultat i një marrëveshjeje me Kremlinin. Kështu raportojnë mediat ruse, duke saktësuar se mëngjesin e sotëm ka rifilluar edhe trafiku autostradë. 

"Stacionet e autobusëve dhe trenave funksionojnë normalisht. Biletat janë në shitje për të gjitha destinacionet," tha guvernatori i përkohshëm i rajonit, Serhiy Tyurin.

Luftëtarët e Wagner u larguan nga Rostovi nën duartrokitjet e turmës dhe të shtënave në ajër. Në një video e cila qarkulloi në Tëitter tregon grupe civilësh që rreshtohen në rrugë duke brohoritur për luftëtarët e grupit Ëagner që tërhiqen nga Rostovi.

Inteligjenca amerikane ishte në dijeni se Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, po përgatitej të "ndërmerrte veprime ushtarake kundër zyrtarëve të lartë të mbrojtjes ruse".  Kështu raporton Neë York Times ashtu edhe Washington Post duke cituar disa zyrtarë të informuar për dosjen. Informacioni i parë për këtë çështje – sipas mediave amerikane – do të mbërrinte rreth “mesit të qershorit”.

Po ashtu, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA, Joe Biden, ku kanë diskutuar për situatën në luftë. Zelensky shkruan se bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar

Marshimi kreu të Wagner, Yegeny Prigozhin u ndal vetëm 200 km larg Moskës. Prigozhin e nisi sfidën drejtpërdrejt me Vladimir Putin, duke depërtuar në territorin rus me milicitë e tij pa hasur në asnjë rezistencë. 

Në mbrëmje, ai njoftoi tërheqjen e tij "për të shmangur një gjakderdhje ruse". Për Rusinë ishte një ditë dramatike në të cilën vendi dukej se ishte në gjendje të zhytej në një luftë civile.  Ndërkohë bombardimet ruse të Ukrainës vazhdojnë! Gjatë natës ata goditën 9 fshatra në rajonin Sumy dhe qytetin e Nikopol, në rajonin e Dnipropetrovsk, me të paktën një të vdekur.  Administrata ushtarake e rajonit Sumy raportoi në Telegram për granatimet, të cilat ndodhën mbrëmë vonë. Kryetari i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, Mykola Lukashuk, njoftoi se bombat ruse vranë një 71-vjeçar në Nikopol.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Zelensky: Kam diskutuar krizën në Rusi me Biden

1684659695_zelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA, Joe Biden, ku kanë diskutuar për situatën në luftë. Zelensky shkruan se bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar

"Unë fola me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Një bisedë pozitive dhe frymëzuese. Ne diskutuam armiqësitë dhe proceset e vazhdueshme në Rusi. Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar." Këtë e shkruan në Telegram Volodymyr Zelensky.

"Është e rëndësishme të rriten më tej aftësitë ushtarake të Ukrainës. Në këtë kontekst, e falënderova për mbështetjen e koalicionit të avionëve luftarakë. Ne diskutuam për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes, me fokus në armët me rreze të gjatë", shtoi Zelensky.

Ora 22:30
Revolta e Wagner, Duma Ruse po përgatit një ligj për t’i mbajtur nën kontroll

1687705768_wagner.jpg

Pas rebelimit të grupit mercenar Wagner, Duma ruse, po punon për një ligj për t’i mbajtur nën kontroll  bën të ditur Andrey Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes.

“Fati i Wagner nuk është përcaktuar, por nuk është e nevojshme ta ndalojmë, pasi kjo është një njësi e gatshme luftarake. Pikëpyetjet janë për lidershipin e Wagner, por jo për ushtarakët” tha zyrtari rus.

Vërejtjet e Kartapolov i bëjnë jehonë ato të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i cili tha më herët se ishte arritur një marrëveshje për “kthimin e Wagner në vendet e tyre”.

Ora 20:14
CNN: Ende nuk dihet se ku ndodhet Prigozhin

1685798066_yevgenyprigozhin.JPG

Asnjë lajm sot nga Yevgeny Prigozhin, pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme për ndalimin e avancimit të Wagnerit drejt Moskës me ndërmjetësimin e Aleksandër Lukashenkos dhe mbi bazën e së cilës ai duhej të ishte strehuar në Bjellorusi.

CNN pyeti shërbimin e saj të shtypit se "ku është tani Prigozhin dhe nëse i ka pranuar kushtet e vendosura nga presidenti bjellorus" . Kjo është përgjigja: “Të gjitha pyetjet tuaja i janë përcjellë Prigozhinit, i cili do të komunikojë kur të ketë përgjigjet e duhura”.

Ora 20:08
Kievi: Wagner rrëzoi dje 6 helikopterë dhe një avion rus

Gjashtë helikopterë rusë dhe një avion dyshohet se u rrëzuan nga grupi Wagner gjatë kryengritjes së të shtunës tha sot zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat. Këtë e raporton The Kyiv Independent.

Dy ishin helikopterë luftarakë dhe katër ishin transportues. Këto të fundit, të modelit Mi8, "janë një mjet i fuqishëm që ndihmon vërtet ushtrinë ruse në luftën e saj kundër Ukrainës", shpjegoi zëdhënësi.

Ora 20:02
Kievi: Ofensivë në Bakhmut, forcat tona po përparojnë

Njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës vazhduan të përparojnë në drejtimin Bakhmut. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Sergyi Cherevati në TV.

"Në drejtim të Bakhmutit, forcat e mbrojtjes po marrin drejtimin, duke vazhduar aksionet sulmuese, duke shtypur armikun. Për një ditë ata përparuan 600 metra në 1000 metra në krahun jugor dhe verior rreth Bakhmutit. U vranë 186 banorë. 224 u plagosën dhe 8 u kapën”, shpjegoi ai.

Gjithashtu, sipas tij, një tank armik, Bmp, dy instalime artilerie vetëlëvizëse, 2 Grad MLRS, 3 antitank, 3 armë Msta-b, sistemi i mbrojtjes ajrore Strela-10, gjashtë magazina me municion, tre kamikazë Lancet. dronët dhe një avion pa pilot Orlan-10 u shkatërruan brenda një dite në zonën Bakhmut.

Ora 17:55
Wagner tentoi grusht shteti ndaj Moskës, Putin zhvillon telefonatë të re me Lukashenkon

Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko , i cili dje ndërmjetësoi me Prigozhin për të ndaluar avancimin e trupave Wagner në Rusi, zhvilloi sot bisedime telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Kështu shkruan agjencia Belta.

Ora 17:39
Në hotelin e Prigozhin në Shën Petersburg gjenden 43 milionë euro

Gjatë kontrollit në hotelin Trezzini në Shën Petersburg, që besohet të jetë zyra e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, dyshohet se u gjetën para në vlerë prej 4 miliardë rubla, afërsisht 43 milionë euro. Kjo u raportua nga një korrespondent i Fontanka, media ruse. Nga erdhën paratë, kujt i përkisnin dhe për çfarë synoheshin nuk është ende e qartë.

Përveç tufave me rubla, në strehë u gjetën pasaporta false me një foto të liderit të Wagner, si dhe armë dhe madje edhe shufra ari.

Ora 17:33
Revolta e Wagner, Sheshi i Kuq në Moskë është ende i mbyllur për arsye sigurie

Sheshi i Kuq i Moskës gjithashtu mbeti i mbyllur sot pasi siguria në qytet u forcua pas rebelimit nga brigada Wagner.

Sipas pamjeve të publikuara nga faqe të ndryshme dhe në rrjetet sociale, portat metalike kanë penguar hyrjen e njerëzve në shesh, ndërsa policia vijon vëzhgimin e pikave të tjera të hyrjes në shesh.

Ora 17:31
Revolta e Wagner,  Kina: Mbështetje për Moskën për të mbrojtur stabilitetin e vendit

1681900896_xi.JPG

Kina mbështet përpjekjet e Rusisë për të "mbrojtur stabilitetin" e vendit . Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Jashtme e Pekinit.  

“Si një fqinj miqësor dhe partner strategjik gjithëpërfshirës bashkëpunues i epokës së re, Kina mbështet Rusinë në mbrojtjen e stabilitetit kombëtar dhe arritjen e zhvillimit dhe prosperitetit”, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Pekinit. Kina mbështet Rusinë në "mbrojtjen e stabilitetit kombëtar", shtoi Pekini duke iu referuar kryengritjes së armatosur të udhëhequr nga kreu i grupit mercenar Wagner Evgeny Prigozhin.

 

Ora 17:08
Ekspertët: Rebelimi i Wagnerit shpërfaqi dobësi 'të thella' të Rusisë

Rebelimi i grupit mercenar rus, Wagner dhe liderit të tij, Yevgeny Prigozhin kundër udhëheqësisë së Rusisë - teksa zhvillohet lufta në Ukrainë - ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë, kanë thënë ekspertët perëndimorë. Rebelimi mund të dobësojë edhe moralin e ushtarëve rusë në front të luftës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington.

“Rebelimi i Prigozhinit ka shpërfaqur dobësi të thella në Kremlin dhe Ministrinë ruse të Mbrojtjes”, është thënë në raport.

Sipas raportit, marrëveshja e negociuar nga udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, që Prigozhin duhet të shkojë në Bjellorusi, ofron vetëm zgjidhje afatshkurtër. Instituti ka vlerësuar se mercenarët e Wagnerit do të mund të arrinin në paralagje të Moskës, nëse Prigozhin do t’i lejonte. Ky veprim, është thënë në raport, ka vënë në pah mungesën e rezervave të ushtrisë ruse.

“Rebelimi i Prigozhinit e ka ilustruar që forcat ruse kanë mungesa në shumë aspekte dhe ka shumë mundësi që kjo situatë të ulë moralin e personelit rus në Ukrainë”.

Forcat ukrainase mund ta përdorin këtë njohuri teksa “tentojnë të thyejnë mbrojtjen ruse”. Instituti ka thënë, po ashtu, se me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Lukashenko, Wagner me siguri nuk do të ekzistojë si grup i pavarur në krye me Prigozhinin, por disa pjesë do t’i bashkohen Ministrisë së Mbrojtjes. Mes tjerash, Instituti ka vlerësuar se ideja që udhëheqësi bjellorus të ndalojë avancimin ushtarak drejt Moskës, përbën përçmim për presidentin rus, Vladimir Putinin./REL

Ora 16:34
Rebelimi i Prigozhin ndaj Moskës, Blinken: Zbulon krisjen në sistemin e pushtetit të Putin

1685976019_antonyblinken.JPG

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken në një reagim të bërë pas marshimit të Ëanger drejt Rusisë që u anulua në momentin e fundit, tha se kjo ngjarje tregon se ka probleme në sistemin e pushtetit të presidentit rus Valdimir Putin. 

"Kriza në Rusi zbulon çarje në sistemin e pushtetit të Vladimir Putin" tha Antony Blinken.

Ora 16:16
Putin flet pas marshimit të ‘Wanger’ drejt Moskës: Prioriteti im kryesor është operacioni special ushtarak në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur pas ndërprerjes së marshimit të ‘Wanger’ drejt Moskës. Ai tha se në vëmendjen e tij është vetëm operacioni special ushtarak në Ukrainë.

“Unë i kushtoj vëmendje maksimale nga mëngjesi në darkë operacionit special ushtarak në Ukrainë. Është prioriteti im”-tha Putin.

Pas anulimit të marshimit të mercenarëve të udhëhequr nga Prigozhin, Kremlini bëri me dije se nuk do të kishte çështje penale ndaj asnjërit prej tyre. Madje disa prej anëtarëve të Wangerit u rekrutuan në ushtrinë ruse.

Ora 14:44
Moska: Pekini mbështet udhëheqjen ruse

‘Kina shprehu mbështetje për përpjekjet e udhëheqjes së Federatës Ruse për të stabilizuar situatën në vend në ditën e ngjarjeve të 24 qershorit dhe përsëriti interesin e saj për forcimin e unitetit të Rusisë dhe prosperitetin e mëtejshëm.’

Kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, shkruan Interfax, pasi sot zëvendësministri rus, Andrei Rudenko, u takua me ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang në Pekin.

Ora 12:52
Lavrov: Deklaratat e Biden për kërcënimin bërthamor janë të pabaza

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i quajti "të pabaza" deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky për kërcënimin bërthamor nga Rusia. 

‘Është e vështirë për mua të komentoj atë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë kohët e fundit, por nuk do t'i kushtoja shumë rëndësi shpërthimeve verbale të pabaza.’ Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ditët e fundit, Biden, në një fjalim në Kaliforni, kishte thënë se e konsideronte të vërtetë kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga udhëheqësi rus Vladimir Putin.

Ora 11:32
Prigozhin kishte kërkuar rrëzimin e ministrit rus të Mbrojtjes! Nëse Putin pranonte, do i dëmtohej imazhi i liderit

1669823568_shoigu.PNG

Sipas mediave të huaja, kreu i gupit Wanger, Yevgeny Prigozhin bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu , pasi e kritikoi atë me terma të ashpër për sjelljen e tij të luftës në Ukrainë.

Nëse Putini do të kishte rënë dakord për rrëzimin e Shoigut, kjo do të kishte shkaktuar dëme në imazhin e tij: presidenti rus në fakt e kishte quajtur liderin e Wagner "tradhtar" në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Ora 09:57
Media amerikane: SHBA e dinte për planet e Prigozhin për të sulmuar zyrtarët e lartë të mbrojtjes ruse

1685798066_yevgenyprigozhin.JPG

Inteligjenca amerikane ishte në dijeni se Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, po përgatitej të "ndërmerrte veprime ushtarake kundër zyrtarëve të lartë të mbrojtjes ruse". 

Kështu raporton New York Times ashtu edhe Washington Post duke cituar disa zyrtarë të informuar për dosjen. Informacioni i parë për këtë çështje – sipas mediave amerikane – do të mbërrinte rreth “mesit të qershorit”.

Ora 08:28
Guvernatori i Rostovit: Kolona e Wagner që largohet nga qyteti

Një kolonë me pajisje luftarake, si dhe luftëtarë të Wagner, u larguan nga Territori i Rostovit natën. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Rajonit të Rostovit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Kolona e Wagner u largua nga qyteti, duke u nisur drejt fushave. "Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, në këto kushte të jashtëzakonshme, siguruan punën e mirëkoordinuar të sistemeve të mbrojtjes së jetës në kryeqytetin e Donit dhe në të gjithë rajonin e Rostovit," vuri në dukje guvernatori.

Ora 07:43
Blinken telefonon ministrin polak për situatën në Rusi

1686947539_antonyblinken.jpg

Antony Blinken foli me ministrin e Jashtëm polak Rau Zbigniew për të diskutuar situatën në Rusi. Sekretari amerikan i Shtetit e bëri të ditur këtë në Twitter, duke nënvizuar se "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të koordinohen me aleatët dhe partnerët".

Ora 07:41
Trump: Me mua president Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën

1686755966_trump.jpg

“Me mua president, Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën dhe Kina nuk do të fliste me këto fjalë për Tajvanin.” Kështu deklaroi Donald Trump gjatë një aktiviteti të republikanëve ungjillorë në Uashington.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 25/06/2023 12:14

    Turi te paska pjerdh truri

    Përgjigju
    • Turi: 25/06/2023 17:20

      Ngelet per tu pare kujt i ka pjerdh truri

  • Turi: 25/06/2023 08:39

    Hahahah dolen bllof keto mediat e kontrolluara nga Amerika sepse i thojne gjerat komplet ndryshe nga sa jane ne te vertete dhe kur dalin si legena nuk u ben pershtypje por cazhdojne perseri te mashtrojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë