Luftëtari në fund të sezonit të kaluar shënoi një arritje historike teksa siguroi pjesëmarrjen në Europa League për herë të parë në historinë e tij. Ditën e enjte skuadra gjirokastrite do të përballet me Ventspils ndeshje të cilën trajneri Milos Kostic e sheh me optimizëm.
Ventspils e ka një avantazh të lehtë përsa i përket përgatitjes fizike por nuk duhet të ankohemi. Kjo është një ndeshje ku duhet të shfaqim më të mirën tonë,ndaj Ventspils do të kërkojnë të luajnë futboll. Nuk do të shkojmë për të mbrojtur edhe pse e dimë që çdo gol i pësuar do të shkaktonte probleme në ndeshjen e kthimit. Do të përpiqemi që të shënojmë sa më shumë gola. E dimë që Ventspils kanë disa kualitete por edhe ne kemi avantazhet tona që do të na ndihmojnë.
Milos Kostic, trajner i Luftëtarit
Përsa i përket transferimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos tek Juventus ai lëshon një batutë duke thënë se:
Për fat të keq Cristiano Ronaldo shkoi tek Juventusi dhe nuk mund ta sjellim këtu. Përtej batutës mund të them që kam në dispozicion lojtarë shumë të mirë. Shpresopjmë që të bëjmë sa më shumë në këtë skuadër pasi të gjithë do ta kenë shumë të vështirë të përballen me ne.
Milos Kostic, trajner i Luftëtarit
Ditën e enjte, në orën 16:45 skuadra gjirokastrite so të përballet në Olimpiacis Center të Ventspils.