Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Luftëtarit në kupat e Europës, teksa është mundur 5-0 në Letoni nga ekipi vendas Ventspils, sfidë e e vlefshme për turin e parë eliminator të Europa League.
Gjirokastritët i kanë pësuar të pestë golat në pjesën e parë, dy me penallti, teksa Akinyemi ishte protagonist absolut me 4 gola të shënuar.
Në pjesën e dytë nuk ka pasur ndryshim rezultati. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”, por me këtë humbje është e pamundur kalimi i këtij turi.
Komento