Posta e Kosovës ka nxjerrë në qarkullim pullën postare që i kushtohet njërës prej luftëtareve më të shquara shqiptare Tringë Smajli, bën të ditur KosovaPress. Tringa ishte vajza e bajraktarit famëmadh Smajl Martini (Ivezaj). Ajo lindi në vitin 1870, në Grudë, në periudhën e rëndësishme të përpjekjeve të shqiptarëve për të ruajtur trojet etnike.
Në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1883, ranë heroikisht dy djemtë kreshnikë të Smajl Martinit , Zef e Gjon Smajli, duke e lënë ketë fisnik pa asnjë djalë. Pas kësaj sakrifice familjare, Tringa dha betimin dhe fjalën se do të bëhet burrneshë, trim e fisnik, si i ati. Ajo veshi çakçirët e xhamadanin, në vend të stolive në brez ngjeshi alltinë e rripin me fishekë, ndërsa në krah vuri armën.
Shumë shpejt në kuvende e luftëra filloi të njihet si një luftëtare që i ka hije fjala e pushka. Urtësia e trimëria e saj në luftën për marrjen e Majës së Deçiqit inspiroi poetin e atdhetarin Gjergj Fishta i cili thotë: " Tringa ja kalonte çdo mashkulli më të mirë në Urti e në Trimni ".
Për aktivitetin e saj patriotik kanë shkruar edhe gazeta prestigjioze perëndimore. Kjo atdhetare, përpos flijimit personal, shkriu tërë pasurinë familjare për hapje të shkollave shqipe. Ajo njihet në popull edhe si Tringa e Grudës apo Tringa e Maleve, thuhet në një komunikatë për media të Postës së Kosovës.
ATSH
/Shqiptarja.com