Lufta/ Biden takon Zelenskyn në Japoni: Jemi të gjithë bashkë! Presidenti ukrainas mohon pushtimin e Bakhmutit: Qyteti është shkatërruar

Presidenti i SHBA Joe Biden është takuar në këto momente me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Hiroshima, Japoni, duke nënvizuar mbështetjen e SHBA për Ukrainën, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë paralajmërojnë një samit të unifikuar të G7.

"Ne presim që presidenti të ketë një takim dypalësh me Presidentin Zelensky," u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës amerikane, duke shtuar se takimi do të jetë "pak pas orës 2 pasdite" me orën lokale (1 pasdite ET). Biden pritet gjithashtu të ketë një takim trepalësh me presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida. Zyrtari i quajti marrëdhëniet një "prioritet" për Biden. Udhëheqësit do të diskutojnë sigurinë, ekonominë dhe tema të tjera.

Kujtojmë se dje udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendoi marrjen e qytetit të Bakhmut , epiqendrën e luftimeve në Ukrainën lindore.

“Më 20 maj 2023, sot në mesditë, Bakhmut është marrë në tërësi”, njoftoi Prigozhin në një video të publikuar në Telegram.

Kreu i milicisë mercenare, me veshje luftarake përballë një rreshti milicësh që mbajnë flamuj rusë dhe pankarta të Wagnerit, shtoi se trupat e tij do të fillojnë të tërhiqen nga qyteti nga 25 maji për të pushuar dhe ritrajnuar, duke ia dorëzuar Bakhmutin ushtrisë ruse të rregullt.

Por në fakt kjo është mohuar nga Kievi zyrtar, i cili thotë se luftimet vijojnë. Ndërkohë që vetë Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar ekipet e goditjes së grupit mercenar Wagner për "çlirimin e Artyomovsk", qytetit ukrainas Bakhmut. Kjo është raportuar nga Kremlini i cituar nga Tass.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Udhëheqësi i grupit Wagner njofton largimin e trupave të tij nga Bahkhmuti

1683276269_wagner.JPG

Udhëheqësi i grupit mercenar Wagner tha të dielën e trupat e tij kishin vënë nën kontroll të gjithë qytetin e Bakhmutit dhe se siç kishin premtuar, gjatë javës së ardhshme do të largohen nga kjo zonë lufte.

"Sot, Wagneri nuk ka bërë asnjë përparim dhe nuk ka kapur asnjë territor. Ne kemi vënë nën kontroll të gjithë territorin që kishim premtuar, deri në centrimetrin e fundit”, tha Yevgeny Prigozhin.

“Siç e deklaruam dhe dje. Ne po ia dorëzojmë pozicionet tona Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë dhe do të largohemi nga zona e luftës në 25 maj”, tha ai.

Kreu i grupit Wagner, Prigozhin tha se trupat e tij kishin marrë kontrollin e Bakhmutit, qytet që për 9 muaj me radhë sulmohet nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe shefat ushtarakë e mohuan një gjë të tillë të dielën.

Ora 19:37
Udhëheqësit afrikanë do të zhvillojnë bisedime paqeje me Ukrainën dhe Rusinë

1684424236_ukrain.jpg

Një delegacion prej gjashtë liderësh afrikanë do të zhvillojë bisedime me Kievin dhe Moskën, që shpresohet të fillojë një proces paqeje.

Liderët afrikanë do të diskutojnë gjithashtu çështjen delikate se si një Rusi e sanksionuar rëndë mund të paguhet për eksportet e plehrave që Afrikës i duhen dëshpërimisht.

Negociatori ndërkombëtar, i cili ka punuar për gjashtë muaj për t'i bashkuar bisedimet, tha se ata do të diskutojnë gjithashtu çështjen lidhur me lehtësimin e kalimit të më shumë dërgesave të grurit jashtë Ukraina dhe mundësinë e shkëmbimeve të më shumë të burgosurve.

Ai tha se bisedimet ka të ngjarë të fillojnë muajin e ardhshëm.

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy kanë rënë dakord të dy të presin delegacionin e presidentëve nga Afrika e Jugut, Senegali, Egjipti, Republika e Kongos, Uganda dhe Zambia.

Bisedimet kanë gjithashtu miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Afrikan dhe Kinës, shtoi Ollivier.

Ora 16:43
G-7 ofron mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë prej 375 milionë dollarësh. Presidenti Biden tha se ndihma përfshin municione, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera për forcat ukrainase.

Udhëheqësit e G-7 i bën jehonë deklaratës së Presidentit Biden, ndërsa kancelari gjerman dhe presidenti francez u shprehën kundër çdo zgjidhjeje pa tërheqjen paraprake të të gjitha trupave ruse nga Ukraina. Gjatë ditës së fundit të takimit treditor të G-7-ës në Hiroshima të Japonisë, Presidenti Joe Biden njoftoi për një ndihmë të re ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

“Sot po njoftoj për një paketë që përfshin më shumë municione, artileri dhe automjete të blinduara për të forcuar aftësitë e Ukrainës në fushën e betejës. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të rimëkëmbet dhe të rindërtohet. Bashkë me udhëheqësit e tjerë në këtë takim, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën dhe unë premtoj se kjo nuk do të ndryshojë”, tha Presidenti Joe Biden gjatë takimit me homologun ukrainas, Zelensky.

“Faleminderit shumë zoti president. Fillimisht faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe për këtë ndihmë të re. Faleminderit shumë nga populli im dhe jam shumë i lumtur që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Presidenti Zelensky.

Udhëheqësit e demokracive më të pasura në botë i bënë jehonë deklaratës së zotit Biden duke u zotuar se do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën, një paralajmërim drejtuar presidentit rus Vladimir Putin i cili përmes një deklarate të lëshuar nga Kremlini tha se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin e Bakhmutit.

Sulmi në qytetin lindor ukrainas, pothuajse i rrafshuar nga lufta, u drejtua nga trupa të grupit të mercenarëve Wagner, udhëheqësi i të cilit Yevgeny Prigozhin tha se trupat e tij më në fund i kishin përzënë ukrainasit nga zona e fundit brenda qytetit.

“Ushtarët ukrainas sot kryejnë një detyrë shumë të rëndësishme ndërsa mbajnë pozicionet e tyre në Bakhmut, vendndodhje që do t’i mbajmë sekret. Kjo do të thotë se qyteti i Bakhmutit nuk është pushtuar nga Federata Ruse. Nuk mund të ketë asnjë një interpretim tjetër të situatës”, tha Presidenti Zelensky.

Dy udhëheqësit kryesor evropian në takimin e G-7, Kancelari Olaf Scholz dhe Presidenti Emmanuel Macron u shprehën kundër çdo mundësie që lufta të shndërrohej në një “konflikt të ngrirë”, ose kundër çdo propozimi për bisedime paqeje pa tërheqjen e trupave ruse.

“Ka shumë sugjerime se si mund të sigurohet paqja dhe si është e mundur të dalësh nga kjo luftë. Është gjithashtu e rëndësishme që të kuptohet se kjo luftë nuk mund të shndërrohet në një konflikt të ngrirë dhe se Rusia mund të mbajë territoret e pushtuara. Rusia duhet të tërheqë trupat”, tha Kancelari Scholz.

Takimi i nivelit të lartë në Hiroshima i dha gjithashtu një mundësi Presidentit Zelensky për të kërkuar mbështetje nga udhëheqës të tjerë si kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, të cilët nuk janë rreshtur hapur në krah të Ukrainës./VOA

Ora 15:53
Zelensky: Shkatërrimi i qytetit të Bakhmutit, më kujton Hiroshimën! Nuk ka njerëz, vetëm rrënoja

1683972893_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi shkatërrimin total të qytetit të Bakhmut në Ukrainën lindore me shkatërrimin e Hiroshimës në vitin 1945 pas sulmit bërthamor. 

"Fotografitë e Hiroshimës më kujtojnë Bakhmutin. Nuk ka asgjë të gjallë, të gjitha ndërtesat janë shkatërruar", tha Zelensky,

Deklaratën ai e dha nga Hiroshima e Japonisë ku po mbahet samiti i vendeve të G7, duke shtuar se nuk ka më njerëz në rajonin e Bakhmutit dhe se kanë mbetur vetëm rrënoja.

Ora 14:27
Ushtria ukrainase nuk e përjashton tërheqjen e forcave të armatosura nga Bakhmuti

1684672070_bakhmut.JPG

Rbc-Ukraine shkruan atë duke cituar zëdhënësin e grupit lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cherevati. " Tërheqja nga qyteti ose mbrojtja e tij do të vendoset vetëm duke marrë parasysh përshtatshmërinë dhe ruajtjen e forcave dhe mjeteve tona . Opsione të ndryshme janë të mundshme, por kjo mbetet vetëm në vlerësimin e komandës, e cila për më shumë se një vit të luftës ka treguar se merr gjithmonë vendimet e duhura”, tha Cherevati, duke shtuar se ushtria ukrainase ka një rrugë të sigurt për një tërheqje të mundshme nga Bakhmut.

Ora 13:17
Biden: Zelensky siguroi se F16 nuk do të përdoret për të shkuar në territorin rus

1682432656_230101joebidenjm0944489dbe.webp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë "një siguri të qartë" se F-16 "nuk do të përdoren për të shkuar thellë në territorin rus". Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke iu përgjigjur në një konferencë shtypi pyetjes nëse kishte frikë se furnizimi i Ukrainës me avionë ushtarakë të avancuar mund të çonte në një përshkallëzim të situatës.

Ora 10:58
Zelensky nga Japonia: Bota ka nevojë për 'udhëheqje të qartë globale të demokracisë'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për një "udhëheqje të qartë globale të demokracisë" në komentet e mbajtura personalisht në një seancë të samitit të G7 në Japoni të dielën. Zelensky theksoi rëndësinë e posedimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur të gjitha qytetet e Ukrainës, duke thënë se “ne vendosim – jo armiku ynë – si do të jetë siguria e qiellit”.

“Së bashku kemi vërtetuar se çështja nuk është se sa raketa ka armiku ynë i përbashkët, por sa sisteme të mbrojtjes ajrore kemi”, tha Zelensky.

Zelensky falënderoi gjithashtu liderët që ndihmuan Ukrainën me mbrojtjen ajrore dhe tha se ishte mirënjohës për vendimin për të trajnuar pilotët ukrainas në avionë luftarakë modernë.

Ora 09:23
Presidenti ukrainas tha se rusët kanë në kontroll Bakhmutin, Zëdhënësi i Zelensky kundërshton pretendimet për qytetin

1682345908_Screenshot2.jpg

Pak më herët, Presidenti Zelensky dukej se konfirmoi se qyteti ukrainas i Bakhmut kishte rënë tërësisht në duart e Rusisë.

Por një zëdhënës tani thotë se ky nuk ishte qëllimi i Zelensky.

Në vend të kësaj, thotë zëdhënësi, Zelensky po konfirmonte shkatërrimin e qytetit - jo tërheqjen e të gjitha trupave ukrainase nga zona.

Ora 09:09
Zelensky e konfirmon: Qyteti është shkatërruar nga rusët

1684652989_zzrjn.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se Rusia ka fituar betejën e gjatë dhe të përgjakshme për qytetin e Bakhmut.

Zelensky u pyet për Bakhmut në takimin e vendeve të G7 në Hiroshima, ku ai u bashkua me negociatat kryesore.

"Duhet të kuptoni se nuk ka asgjë", tha ai, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

"Për sot, Bakhmut është vetëm në zemrat tona."

I pyetur të dielën nëse Ukraina kishte kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Zelensky e mohoi. 

"Unë mendoj se jo".

Qyteti ishte shkatërruar, tha ai. Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Ëagner tha në një video të shtunën se forcat e tij kishin pushtuar qytetin - një pretendim që zyrtarët ukrainas fillimisht e mohuan.

Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij është një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës së Ukrainës deri më tani.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë midis 20,000 dhe 30,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Bakhmut, ndërsa ushtria e Ukrainës ka paguar gjithashtu një çmim të rëndë.

Ora 08:25
Fillon takimi Biden-Zelensky në Hiroshima! Presidenti ukrainas: Jemi të gjithë së bashku

Ka filluar takimi i Presidentit të SHBA Joe Biden me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në Hiroshima në margjinat e samitit të G7.

"Ne jemi të gjithë së bashku," thotë Zelensky ndërsa merr pjesë në samitin e G7

Para takimit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai i kishte paraqitur "botës" formulën e paqes me 10 pika të Ukrainës, teksa takoi liderët botërorë në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni.

“Për sa kohë që pushtuesit mbeten në tokën tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke shtuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të rivendosë paqen hap pas hapi”.

“Bota jonë është e gjerë, por ne jemi të gjithë së bashku. Nga Japonia në vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë. Dhe ne vazhdojmë këtë punë," tha ai.

Ora 07:52
Forcat e armatosura të Ukrainës: Betejat për Bakhmutin vazhdojnë

Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU) thanë të dielën se nuk e kanë pranuar qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

"Betejat për qytetin e Bakhmut vazhdojnë," tha AFU në përditësimin e saj të përditshëm operacional.

Shefi i grupit ushtarak privat rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi dje se forcat e tij kishin marrë kontrollin e plotë të Bakhmutit pas muajsh luftimesh brutale.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip

112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip