‘Luftoi’ me krokodilin për të shpëtuar motrën binjake nga kafshimi më i rrezikshëm në botë, nata e qetë shndërrohet në makth për 28-vjeçaret në Meksikë

‘Luftoi’ me krokodilin për të shpëtuar motrën binjake nga kafshimi më i rrezikshëm në botë, nata e qetë shndërrohet në makth për 28-vjeçaret në Meksikë

2 motrat binjake britanike dhe fotoja ilustruese e një krokodili

MEKSIKË- “Lufta” me krokodilin ishte e vetmja mundësi për të shpëtuar motrën e saj binjake nga kafshimi më i rrezikshëm në botë dhe 28-vjeçarja Georgia Laurie nuk hezitoi për asnjë sekondë!

Një natë e qetë nën shoqërinë e hënës, u shndërrua në një makth për 2 motrat binjake britanike, të cilat po shijonin kohën së bashku në lagunën e Manialtepec, në Meksikë.

Teksa Melissa, po notonte dhe Georgia po lundronte mbi varkën e tyre modeste...një hije e zezë kafshoi brutalisht dhe rrotulloi njërën prej motrave, Melissën.

Pa frikë dhe me rrezikun për të humbur edhe jetën, Geaorgia i “nxori dhëmbët” krokodilit, duke bërë të mundur që të dyja të arrinin të ngjiteshin në varkë, pavarësisht plagëve të rënda nga kjo betejë e fituar.

Melissa është në koma dhe Georgia ka marrë shenja në trup që do t’i kujtojnë përjetësisht këtë moment të frikshëm! Por të dyja janë gjallë.

Sipas mjekëve, Melissa është në gjendje të rënduar shëndetësore, por nëse Georgia nuk do të kishte bërë këtë luftë me krokodilin, ajo nuk do të kishte asnjë shans për të jetuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK