Lugina e Preshevës nuk voton

Lugina e Preshevës nuk voton
Subjektet shqiptare në Luginë të Preshevës nuk e kanë ndërmend të ftojnë elektoratin e tyre për të votuar për presidentin e ardhshëm të Serbisë, në zgjedhjet që mbahen me 6 maj, edhepse serbët e subjekteve politike në Serbi kanë filluar të zytarizojnë kandidaturat për President të Serbisë,

“Partitë shqiptare nga Presheva dhe Bujanocit me gjasë nuk do të mbështesin asnjë kandidatë në zgjedhjet për kryetarë të Serbisë, deklaroi sot kryetari i Bashkimit Demokratik të shqiptarëve (BDSH) Rahmi Zulfiu. Partitë shqiptare patën planifikuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të marrin pjesë si :Koalicion i shqiptarëve të luginës së Preshevës”

Zulfiu tha se në nivelin e koalicionit ende nuk është marr zyrtarisht vendimi lidhur me këtë, por me gjasë do të mbetet gjendja çfarë ka qenë viteve te kaluara-një pjesë e partive shqiptare nuk mbështesin asnjë kandidatë për kryetarë të Serbisë.

Pritet që shumica e shqiptarëve votues nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet për president, derisa në Kosovë serbë janë këmbëngulës që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë, sikurse kishte ndodhur gjatë 13 viteve të kaluara.

 Sot, kryetari i Këshillit për Kosovë Ljubomir Kragoviq, i ka dorëzuar kryetares së Kuvendit Sllavica Gjukiq –Dejanoviq peticionin me të cilin 70.ooo serb të Kosovës kërkojnë që zgjedhjet lokale të mbahen edhe në Kosovë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës