Luiza Gega nderohet nga Ministria e
Mbrojtjes: Përfaqësuese e denjë e FA

Luiza Gega nderohet nga Ministria e<br />Mbrojtjes: Përfaqësuese e denjë e FA
Nënkampionia e Evropës Luiza Gega është nderuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kolegët e saj në këtë ministri me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut.

Atletes së njohur shqiptare i është dorëzuar medalja nga ministrja Kodheli në fshatin turistik të Dardhës, ku ajo po stërvitet për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ministrja Kodheli deklaroi se do të vazhdojë që të mbështesë maksimalisht atleten duke e konsideruar si përfaqësuesen më të denjë të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

Ministrja ka ndezur një qiri te kisha e Shën Gjergjit për suksesin e atletes në Brazil.

Luiza Gega fitoi medaljen e argjendtë në 3000 m me pengesa në Amsterdam, ndërsa pas pak ditësh do të garojë në Brazil. 
%u200BLuiza Gega
%u200BLuiza Gega

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur