Luiza Gega zyrtarisht e pastër
testi anti- doping del negativ

Luiza Gega zyrtarisht e pastër<br />testi anti- doping del negativ
Tashmë atletja shqiptare Luiza Gega mundet që të marrë frymë lirisht, pasi përgjigja e analizave të e testit anti-doping ka dalë negative.
 
Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e zhvilluar në Holandë, ndërsa do të mbajë flamurin shqiptar në Lojërat Olimpike të Brazilit, që do të fillojnë pas pak ditësh.
 
Rezultati i atletes nuk ishte njohur deri më tani nga institucionet shqiptare, pasi prisnin rezultatin e testit anti doping.
 
Tashmë Gega mund të marrë shpërblimin e përcaktuar dhe ndoshta ndonjë premio nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit përpos nderimeve.
 
Luiza Gega stërvitet në kushte mjaft të vështirë, pasi pas shembjes së stadiumit kombëtar u detyrua që të përgatitet nga Liqeni Artificial, ndërsa mungesa e mjekut dhe personelit që të kujdeset për nën kampionen e Europës janë të tjera probleme në radhë që presin një zgjidhje.
 
Në Lojërat Olimpike Gega ka deklaruar se ka si objektiv që të arrijë në finale. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur