Luiza Xhuvani e Roza Anagnosti
rrëfejnë për rolet tek "Medea"

Luiza Xhuvani e Roza Anagnosti<br />rrëfejnë për rolet tek
">
Medea personazhi më i ndërlikuar për karakterin e saj në tragjedinë antike, që vuan nga pasioni i dashurisë dhe më vonë vret fëmijët e saj, është një figurë që të gjithë regjisorët përpiqen ta imagjinojnë sipas mënyrës së tyre.

Edhe regjisori grek Dimitris Mylonas  që vjen nga vendi i origjinës së kësaj tragjedie kërkon të shpalos variantin skenik rreth kësaj figure. Mylonas Medean e Euripidit e konsideron si një luftë të përhershme mes një burri dhe gruas dhe për të dhënë sa më të plotë imazhin e Medeas ka zgjedhur aktoren Luiza Xhuvani.

“Duke qenë sfidë, është shumë e rëndësishme që vihet nga një krijues i cili e ka në gen antikitetin. Këta janë rritur e bëjnë që në fillore dhe i dinë, ku , si nga dhe ku shkojnë personazhet. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua që të kisha këtë mbështetje përballë kësaj sfide të jashtëzakonshme. Nga ky personazh jam përpjekur të shfrytëzoj gjithçka nga bagazhet e mia, përjetimet e mia, profesionale, por edhe jetike”, shprehet Xhuvani.

Dramës së njohur greke i bashkohet kasti i aktorëve më të mirë shqiptarë si Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, e të tjerë.

Roza Anagnosti që mban mbi supet e saj një karrierë të pasur në filma dhe teatër dhe sërish e quan një sfidë të re rolin e nënës në këtë vepër.

“Është një sfidë, sepse unë para 12 vitesh në një trajtim tjetër unë e kam interpretuar dhe vjen me një alarm të madh dhe më pëlqen kjo gjë që ajo bën thirrje të parandalojë, dhe shumë gjëra dhe sot mund ti parandalojmë. Një eksperiencë nga një regjisor ku ka lindur kjo gjë”, shprehet aktorja e madhe Roza Anagnosti.

Shfaqja do të shoqërohet me këngën e kompozitorit grek  Pavlos Katsivelis dhe me pjesë koreografike të Gjergj Prevazit.

“Medea” do të ngjite Teatri Eksperimental Kujtim Saphivogli me 3 shkurt dhe deri më 18 shkurt do të shfaqet 12 herë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët