Luiza Xhuvani provokon
emocion në teatrin “Argo”

Luiza Xhuvani provokon<br />emocion në teatrin “Argo”
“Emocioni që më provokoi tregoi vlerën e teatrit, sesi brenda teatrit komunikojnë truri dhe shpirti i njeriut”, kështu do ta cilësonin artistët grekë lojën aktoriale të Luzia Xhuvanit në Teatrin “Argo”. Fundjavën që kaloi, Teatri Shëtitës u zhvendos në qytetin ku lindi teatri, në Athinë, ku ka ngjitur në skenën e Teatrit “Argo” pjesën e Roberto Athayde “Zonjushë Margarita”, nën interpretimin e Luiza Xhuvanit, me regji të Kiço Londos dhe skenografi e kostumografi të Berina Kokonës. Shfaqja, e cila u ndoq nga një numër i madh spektatorësh i cili e mbushi sallën, u komentua shumë për atë përqasje që ofroi edhe pse në pjesën më të madhe shfaqja u interpretua në shqip. 
“Zonjushe Margarita”, është një monolog që trajton temën e dhunës dhe diktatit për afro 65 minuta!

Veç komunikimit brilant mes aktores Xhuvani dhe publikut, “Zonjushe Margarita” u ndoq me interes edhe nga aktorë, regjisorë, skenograf, gazetarë dhe kritikë të teatrit grek të cilët pas shfaqjes u shprehen me mjaftë entuziazëm për cilësinë e shfaqjes e në mënyrë të veçantë për lojën e aktores Luiza Xhuvani. Edhe pse “Zonjushë Margarita” është vënë në skenat greke disa kohë më parë nga artistë të cilët komentuan versionin shqiptar të pjesës, ato vlerësuan së tepërmi nivelin që Xhuvani solli në teatrin grek.

Pas shfaqjes, regjisori Theodoros Grampsas shprehu; “E njoh shumë mirë këtë vepër pasi e kam vënë në skenë para dy vitesh. Ishte një spektakël tepër i veçantë, ishte një punë e përsosur për të gjithë komponentët”, theksoi regjisori. Ndërsa aktorja greke Titika Sariguli e mahnitur nga interpretimi i aktores theksoi; “Kjo do të thotë që në Shqipëri, që të ketë këtë rezultat në skenë, kemi një kulturë të përkyer dhe duke e ndjekur vendin tuaj këto vite kam kuptuar që në qoftë se kultura bëhet pronë e popullit atëherë kemi këto rezultate. Në qoftë se kultura nuk është tregti, nuk e tregtojmë, nuk e përdorim atëherë është ky rezultat. Kjo që pashë sonte tregon një kulturë që ka filluar që në fëmijëri”, përfundoi aktorja. Jo vetëm spektatorët shqiptarë, por edhe ata grek shprehen kënaqësinë që një shfaqje e nivelit të tillë udhëtoi drejt Athinës dhe uruan që shkëmbime të tilla të jenë më të shpeshta. Mësohet se brenda muajit maj, Teatri Shëtitës do të rezervojë një surprizë në kuadër të shkëmbimit të vlerave të teatrit shqiptar dhe atij grek. 

Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj