Romelu Lukaku ka gëzuar tifozët e Romës. Sulmuesi i tyre ka shënuar një supergol nga grumbullimi me kombëtaren e Belgjikës, duke treguar se është rrugës për të kapur formën optimale dhe për të ndihmuar klubin e Serie A në objektivat sezonalë.
Sulmuesi ka marrë një pasim në përgatitjet e "Djajve", teksa pas kontrollit të bukur ia ka dalë që të lërë në vend shokun e skuadrës në mbrojtje me 'biçikletë', për një gol që po bën xhiron e medieve në Europë.
Duket se firma me Romën e ka qetësuar sulmuesin, që kaloi një verë me të vërtetë të nxehtë mes "telenovelës" për të ardhmen e tij të re. Kujtojmë se për kualifikueset e Euro 2024, Belgjika luan me Azerbajxhanin në transfertë më 9 shtator dhe pret Estoninë tre ditë më vonë.