Lukaku-Dybala shkëmbimi drejt finalizimit, Dani Alves rikthehet në Brazil

Lukaku-Dybala shkëmbimi drejt finalizimit, Dani Alves rikthehet në Brazil

Shkëmbimi Lukaku-Dybala është drejt finalizimit dhe mediat e quajnë një çështje të mbyllur. Mediat raportojnë edhe shifrat për të cilat mund të bihet dakord. Manchester United i garanton argjentinasit një pagë mbi 10 mln euro në sezon dhe i paguan Juves edhe 15-20 mln euro më shumë për kartonin e tij. Nga ana tjetër Lukaku pritet të firmosë një kontratë për 5 vite me bardhezinjtë me një pagë prej 9 mln euro në sezon. Edhe Ronaldo e ka këshilluar argjentinasin që të shkojë tek United.

Ndërkaq çështja Icardi vijon të mbetet një patate e nxehtë në dorën e drejtuesve të Interit. Argjentinasi refuzon destinacionet që i ofron shoqëria dhe mund të mos lëvizë nga zikaltërit deri në fund të merkatos. Po për të ardhmen e Icardit ka shkruar edhe Corriere dello Sport që zbulon një prapaskenë interesante. Drejtuesit e Interit i kërkojnë 75 mln euro Napolit për Icardin. Napoletanët janë një nga ekipet pretendente për Mauron dhe drejtuesit e Interit i kërkojnë atyre të Napolit 75 mln euro shumën që kjo skuadër do të shpenzonte për të afruar Nicolas Pepe që më pas përfundoi tek Arsenali. Ndërkaq agjentja dhe bashkëshortja Ëanda Nara kërkon për Icardin një pagë nga 7.5 deri në 8 mln euro në sezon.

Dani Alves ka zgjedhur skuadrën e tij të re duke u rikthyer në atdhe. Fituesi i një mali me trofe në Europë dhe që më parë është aktivizuar me Barçën, Juven e PSG-në do luajë në Brazil me Sao Paulo. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur deri në vitin 2022 dhe do të mbajë numrin 10-të në fanellë./ Përgati Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh