Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Lukashenko paraqitet me një armë në dorë dhe i shoqëruar nga truprojat e tij.

Ai është parë në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas ka shkuar në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74.

Mediat vendase i kanë komentuar pamjet si akt mosbesimi të Lukashenkos edhe ndaj truprojave të tij. Pavarësisht se para dy javësh shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, protestat masive në Bjellorusi nuk kanë ndaluar.