LUKSEMBURG – BE zgjeron sanksionet kundër Sirisë

LUKSEMBURG - Bashkimi Evropian zgjeroi sanksionet kundër regjimit sirian në një total prej 211 personash dhe 63 kompanish, si kundërpërgjigje ndaj luftës brutale të regjimit të presidentit Bashar al Asad kundër popullsisë civile.
"Të paktën 14 persona u sanksionuan lidhur me përgjegjësinë e tyre për represionin e dhunshëm kundër popullsisë civile", njoftoi sot blloku i 28 vendeve.
"Dy persona të tjerë dhe dy kompani që mbështesin regjimin sirian do të jenë së afërmi subjekt i sanksioneve", shtoi ai.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, ranë dakord të vendosin sanksione edhe kundër atyre që furnizojnë Sirinë me karburant për avionë.
"Ky karburant po përdoret për sulme ajrore kundër civilëve", sipas deklaratës së sipërcituar./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës