ROMË, 17 shtator /ATSH-DPA/ - Italia duhet të paguajë një gjobë prej 30 milionë euro sepse dështoi në mbledhjen e taksave të papaguara nga bizneset në lagunën e Venecias, deklaroi Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Kompanive në Venecia dhe pranë Chioggia u është dhënë një pushim tatimor nga viti 1995 deri në vitin 1997 për të kompesuar kostot e larta që kishte zhvillimi i aktivitetit në zonën e lagunës.
Përveç 30 milionë eurove, Gjukata e BE-së urdhëroi se Italia duhet të paguajë 12 milionë euro shtesë për çdo gjashtë muaj vonesë në mbledhjen e taksave që nga momenti i shpalljes së vendimit.
Katër vite më parë, Gjykata me bazë në Luksemburg përllogariti se 1 645 biznese në Venecia dhe Chioggia kishin përfituar një ulje taksash me vlerë 37,7 milionë euro në vit.
Nga ana tjetër shumë venecianë shprehen se skema ndihmëse janë të nevojshme për mbrojtjen e qytetit që është Trashëgimi Botërore e UNESCO nga shpopullimi.
Popullsia në zonat historike ka rënë ndjeshëm, nga 65 700 që ishte në vitit 2001 në 56 350 në fund të vitit 2014./
/G.S/









