Prokuroria e Apelit Durrës ka dorëzuar sot rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Lulëzim Berisha.
Prokuroria e Apelit kërkon rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, ndërsa e cilëson të pajustifikuar uljen e dënimit.
Organi i akuzës argumenton, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale.
Po sipas Prokurorisë së Apelit të Durrësit, një tjetër argument kundër lirimit të Berishës nga Gjykata e Apelit është edhe për shkak të llogarive jo të saktë për kohën e burgimit.
Ish-kreu i "Bandës së Durrësit" u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit të Durrës 10 ditë më parë, më 5 dhjetor, duke i zbritur nga dënimi 5 vite burg. Ai u lirua me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës, të mos kryejë vepra penale si dhe të mos shoqërohet me persona me precendent penalë.
Në vitin 2014, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi dënimin me burg përjetë dhënë ndaj Lulëzim Berishës duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg.
Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë teksa hoqi dënimin me burg përjetë sqaroi se aktiviteti kriminal i Bandës së Durrësit ishte kryer në vitet 1998-2000 dhe dënimet duhet të bazoheshin në Kodin Penal të asaj periudhe që kishte dënime më te ulta.
Lirimi i Lulëzim Berishës solli edhe reagimin e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili e cilësoi vendimin e Gjykatës të papranueshëm, ndërsa ngriti alarmin për korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
Ndërkaq, Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim për gjyqtarët që i dhanë lirinë Berishës. Me dyshimet për shpërdorim detyre, akuza e Durrësit ka nisur hetimet për mënyrën se si janë dhënë vendimet gjyqësore përfshi dhe atë të dt.5 dhjetor 2016 ku treshja e gjyqtarëve Arben Vrioni, Petrit Ceno dhe Anita Mici i dhanë lirinë ish kreut të bandës së Durrësit.
Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Berisha cilësohet si një ndër më të njohurit e të rrezikshmit e botës së krimit në vend.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Qytetari: Liruat Lul Berishën, Rama:Po të merr SHQUP-i për budalla