Lul Berisha sms Ben Blushit:
Më njeh, ja kur jemi takua

Lul Berisha sms Ben Blushit:<br />Më njeh, ja kur jemi takua
TIRANE-Njihen apo nuk njihen ata të dy? Pas fotos që bëri bujë në Durrës, Ben Blushi tha se nuk ka njohje me Lulzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit, tashmë i liruar nga burgu.

Në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, Blushi nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të PS duke thënë se fotoja me Lul Berishën ishte ‘atentat’. Por suprizë! Lul Berisha i shkruan live Sms duke i thënë se ben Blushi e ka takuar personin e tij.

Blushi: Rama më bëri atentat me Lul Berishën
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, ka shpërthyer në akuza sot kundër Edi Rama, duke thënë se fotoja me të liruarin Lulzim Berisha, ishte një pritë ndaj tij.

Ai u shpreh se nuk e ka njohur Lulzim Berishën, dhe se kjo gjë ka qenë një atentat nga ana e Partisë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama.

Blushi u shpreh në “Opinion” se afrimi i Lul Berishës për të bërë një foto është një pritë e vërtetë dhe për një fakt të tillë media duhet të reagojë dhe të dënojë një akt se si një politikani dhe njeriu të lirë, në një vend të lirë i dalin përballë kriminelët që ishin në burg dhe e kërcënojnë.

Sipas tij, ky akt është një kërcënim i plotë, sepse foto që ka bërë e ka postuar me qëllim për t’u thënë të gjithëve: Blushi është shoku im!

Lul Berisha sms live ne emision Blushit: Jemi takuar
Por pasi ka dëgjuar deklaratën e Ben Blushit, Lul Berisha i ka dërguar një sms përmes Blendi Fevziut live ne emision kreut te LIBRA.
Moderatoroi duke lexuar mesazhin tha se, personi që ia ka nisur thotë se është Lul Berisha dhe që shprehet se Blushin e ka takuar vite më parë.
“Jemi takuar me Ben Blushin kur ishte ministër i qeverisë socialiste”, thuhej në mesazh.

Ben Blushi: Po ta njihja nuk do beja foto
Por Ben Blushi kembenguli duke thene se nuk e njeh Lul Berishen. "Po cfare thoni, po ta njihja nuk do beja foto me te. Ai eshte kriminel, ak ka qene ne burg, nga ta njoh une".

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Cameron në Kiev: Ukraina mund të bombardojë territorin rus me armë britanike

Cameron në Kiev: Ukraina mund të bombardojë territorin rus me armë britanike