‘Lule Sajza’, te ‘Eksperimentali’ edhe Rajmonda Bulku! Fitoi ‘Oscar’, filmi '20 ditë në Mariupol’ në COD! Dita e Poezisë, Qendra e Librit mbledh poetët

1.Dëshmi të të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës, të përmbledhura dhe me regji nga Endri Çela, vihen këtë mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit.Eksperimental si "Lule Sajza", me pjesëmarrjen e aktores Rajmonda Bulku.

2.Filmi "20 ditë në Mariupol" i vlerësuar me çmim "OSCAR" si "Dokumentari më i mirë" shfaqet sot në orën 18.30 në COD të Kryeministrisë, me praninë e fotografit të dokumentarit Evgeniy Maloletka.

3.Shfaqja "Porta e fjalës" me regji të Ema Andreas, dedikuar viktimave të dhunës dhe gjyqit publik që përjetojnë, mbahet sot në orën 13.30 në Qendrën Rinore "Atelie" në Shkodër.

4. “Stabat Mater”, vepra vokale e Antonin Dvorak interpretohet sot në orën 18.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë, nën dirigjimin e Harlen Nikollit dhe me soprano Simona Karafilin.

5.Teatri Shëtitës "Çajupi" shfaq sot në orën 19.00 në Pallatin e Kulturës në Krujë, "Elektrën" e Sofokliut me regji të Kiço Londos.

6. Gent Hazizi, Bes Mustafaj, Renata Caci dhe Arlinda Reçi vijnë këtë mbrëmje në orën 19.00 me “Stand Up – Comedy Bar” në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit.

7. “Gjysmë-jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson vijon të shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol në Tiranë me regji nga Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

8. Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë organizohet sot në orën 18.30 në Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit mbrëmja poetike “Si s’të desha pak më shumë. Po në të njëjtën orë, në Bibliotekën "Marin Barleti" në Shkodër do të mbahet aktiviteti "Poezi në festë".

9. Ekspozita "Lana Tirana Para - Pas” (tranzicionit) e fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri, pret vizitorët në Galerinë e Arteve Tiranë deri në 7 prill.

 

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Ipswich Town ngjitet në Premier League pas 22 vitesh pritje

Ipswich Town ngjitet në Premier League pas 22 vitesh pritje