Lulelakër e fërguar në marinadë speciale me uthull dhe trumzë nga zonja Albana

Lulelakër e fërguar në marinadë

Përbërësit:

  • 500-600 gr lulelakër
  • 100 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lgj birrë
  • 250 ml uthull e bardhë
  • 2 qepujka të grira
  • Trumzë e freskët
  • Kripë sipas dëshirës
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën në tufëza dhe e ziejmë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim miellin në një pjatë. Rrahim vezët në shkumë dhe shtojmë birrën. Vendosim në zjarr tiganin me vaj dhe e nxehim ngadalë. Kalojmë lulelakrën në miell duke e pudrosur mirë nga të gjitha anët. Më pas lulelakrën e kalojmë në vezë dhe e vendosim të skuqet në tigan. I kthejmë disa herë që të skuqen mirë nga të gjitha anët dhe më pas i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine. Kripën ua hedhim kur të mbarojë fërgimi. Për të përgatitur marinadën shoqëruese hedhim  uthullën me qepujkat e grira në një tigan. E lëmë për 5-6 minuta në vlim, më pas shtojmë trumzë dhe fikim sobën. E hedhim në një tas dhe e shërbejmë bashkë me lulelakrën. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion