Lulelakër e marinuar e tiganisur me gjalpë
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 3-4 lgj gjalpë
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:

Lulelakrën e pastrojmë nga gjethet, heqim kërcellin dhe e ndajmë në lule. Bëjmë një shpëlarje me ujë të ftohtë dhe i ziejmë në ujë të vluar me kripë për 15-20 minuta. Më pas e kullojmë dhe siç është e nxehtë e vendosim në pjatë, e spërkatim me gjalpë të tretur, kripë dhe piper të zi dhe e servirim si sallatë ose si garniturë. Sipas dëshirës lulelakrën për më shumë shije mund edhe ta kalojmë për pak minita në një tigan me gjalpë.
Komente

