Lulelakër në furrë me salcë beshamel
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 2 lgj gjalpë
- 3 lgj djathë
- 2 lgj miell
- 2 gota qumësht
- 1 kokërr vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lulelakrës i heqim gjethet jeshile, e lajmë dhe e vendosim të ziejë në ujë me kripë. E vendosim lulelakrën në një tavë të lyer me yndyrë, e spërkasim me kripë, piper, djathë kaçkavall të grirë ose djathë të bardhë. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë, e shuajmë me qumësht dhe sapo të fillojë të trashet, e heqim nga zjarri dhe shtojmë të verdhën e vezës. Hedhim salcën e qumështit beshamel mbi lulelakrën, e spërkatim me pak gjalpë dhe djathë dhe e vendosim të piqet në furrë.