‘Lulëzon’ tregtia e gurit dekorativ në aksin Berat-Poliçan! Subjektet nuk kanë licencë, bashkia nuk merr asnjë masë: Janë burim punësimi

Mbi 20 firma që përpunojnë dhe tregtojnë gurë dekorativë ushtrojnë aktivitetin anës rrugës nacionale Berat-Poliçan dhe buzë lumit Osum. Këto subjekte, jo vetëm që ndotin mjedisin dhe lumin, por janë shndërruar në burim aksidentesh, pasi mjetet e tonazhit të rëndë qëndrojnë në rrugë për tu furnizuar me gurë, duke bllokuar qarkullimin.

Bashkia Poliçan pranon faktin se firmat nuk janë të licencuara, por nuk merr asnjë masë! 

"Këto firma nuk janë të legjitimuara (licensuara) nga bashkia Poliçan për të ushtruar një aktivitet të tillë në rrugën nacionale, sepse janë jo vetëm burim aksidentesh rrugore por edhe sjellin ndotjen e lumit", shprehet drejtoresha Juridike e bashkisë Poliçanit, Desantila Zaimi.

Drejtoresha Juridike në bashkinë e Poliçanit, Desantila Zaimi thotë se subjekte  janë toleruar pasi sjellin punësim për zonën, ndërsa bën thirrje që ato të largohen vullnetarisht...

"Duke qenë se bashkia e Poliçanit kërkon t’i japë një shtysë zhvillimit dhe punësimit në territorin e saj, u ka kërkuar këtyre subjekteve të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të pajisen me dokumentacionin e plotë ligjor për ushtrimin e këtij aktivitetit. Për këtë arsye, bashkia ka menduar edhe ndërtimin e një shesh-depozitimi për mbetjet e përpunimit të pllakave të gurit", tha ajo.

Këto subjekte tregtare të pajisura me NIPT nuk kanë leje për shfrytëzim territori dhe përballë kësaj problematike heshtin të gjitha institucionet që nga Agjencia e Mjedisit deri tek Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim