Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një lajm ku njoftonte se përveç avionit "Lasgushi" që mbulon Stambollin, është përzgjedhur “Migjeni” për të mbuluar Italinë me kompaninë 'Air Albania'.

Pas postimit të Ramës kanë qenë të shumtë komentuesit që kanë shkruar. Disa prej tyre kanë bërë edhe pyetje thumbuese për opozitën. E në të njëjtën mënyrë i është përgjigjur edhe Rama/

Disa e pyesin nëse do të ketë avionë me emrin e politikanëve shqiptarë si “ Berisha, Kryemadhi apo Basha”, ndërsa Rama u përgjigjet me batuta, duke cilësuar Bashës si Arithmetics 7742 shpk, Kryemadhin si Filxhani e Tepsia ndërsa Berishën e ka cilësuar si komerdare deti.

"Vendosi dhe një avioni emrin Lulëzim. Po lere matane oqeanit mos e kthe me" shkruan një komentues. 

"Jo se atë emër e kemi ruajtur për kompaninë e makinave llogaritëse: "Luli Arithmetics 7742shpk"" i përgjigjet Rama.

"Emrin e doktoreshës do t'ia vendosim Fakultetit të Shkencave të Filxhanit dhe Tepsive, se e ka merituar me djersën e ballit e na ka bindur të gjithëve që i del llafi." shkruan Rama më pas.

"Po ndonje Aero me emrin e Sali do futet në këtë flotë" shkruan një komentues tjetër.

"Jo se atë emër e kemi për kompaninë e komerdareve të detit" i përgjigjet kryeministri komentuesit.