Luli Bitri vjen në Tiranë për rolin
e Sharlotës në “Vrasja e Maratit”

Luli Bitri vjen në Tiranë për rolin<br />e Sharlotës në “Vrasja e Maratit”
TIRANE - Luli Bitri, aktorja shqiptare që jeton mes Torinos, Romës e Tiranës është kthyer këto ditë në Tiranë për të luajtur rolin e Sharlotës në dramën “Vrasja e Maratit” të shkruar nga shkrimtari Peter Weiss. Drama dallohet për stilin e ngjeshur dhe mendimi filozofik.

Aktorja Luli Bitri në rolin e Sharlotë Korde është ajo që përgatit vrasjen e Maratit. Ngjarjet inskenohen në vitin 1808, në kohën e Napoleonit, ku është çmendina Sharënton, atje ku gjendet dhe markezi de Sade që mbahet i mbyllur për shkak të skandaleve të tij publike dhe ky është (fakt i njohur historikisht). Një pjesë e aktorëve luajën në skenë të sëmurët psiqikë, dhe në episode të ndryshme të shfaqjes rrefehet për dëfrimin e shoqërisë së lartë të Parisit.Vrasja e Maratit merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë – Vrasja e Maratit. Autori i ngacmuar prej kësaj ngjarjeje ngre një pyetje madhore: A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën? E parë në këtë fokus premiera “Vrasja e Maratit” do të jepet në datat 14 dhe 15 Mars në sallën e Teatrit Kombëtar. 

luli bitri

Ndërkohë aktorja Luli Bitri që do të luajë në këtë premierë shprehet se “Unë kam qenë gjithmonë e hapur për ofertat që më janë bërë në Shqipëri dhe e prisja me padurim përgjigjen e këtij audicioni të kësaj pjese. Është dramë madhështore dhe do të luajë me një trupë të zgjedhur. Unë ndihem me fat që po punoj me një kast të mrekullueshëm”.

Luli Bitri e konsideron personazhin e Sharlotës një personazh fantastik. “Në fillim u stepa se ka një pjesë dramatike, por them se ka qenë një eksperiencë e rrallw. Kam bërë udhëtime të brendshme për Sharlotën që është një idealiste. Ajo vendos të verë në vend drejtësinë, që t’iu jap fund prerjes së kokave në gijotinë”, thotë aktorja. 

Drama “Vrasja e Maratit” do të ngjitet në skenë me regji të Arben Kumbaros. Në këtë dramë do të luajnë 33 aktorë. Në kastën e aktorëve "Vrasja e Maratit" bëjnë pjesë disa emra të njohur të skenës si Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Hervin Çuli, Helidon Fino Flaura Kureta, Indrit Cobani, Gëzim Malkaj, etj etj. Kostumografe është Berina Kokona.

luli bitri

luli bitri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf