Luli ka një hall të madh…

Luli ka një hall të madh…

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzmi e ka hall të madh 11 Dhjetorin, edhe pse duket sikur nuk i “plas” fare. Prej asaj ç’ka do të vendosë ai “kongres” varet e  ardhmja e tij në politikë. Ndarja e Partisë Demokratike,do të shuante përfundimisht “ëndrrën” e tij për kryeministër, dhe do ta linte thjesht kryetar i një partie me përmasat e asaj të Fatmir Mediut. Dalja e Berishës në sulm frontal ndaj tij, apo dhe krijesa “foltore” e cila i ka prishur disi planet e Lulit, mbeten sfida me të cilat ai, nuk e ka të lehtë përballjen.

Edhe pse heshti 2 javët e para të “foltores”, Luli e kishte të pamundur të ishte pasiv në akuzat dhe përbaltjen që Berisha nisi ti bëjë atij, duke mbledhur në fakt disa herë më shumë mitingashë se ai, në takimet e fundit. Dihet se Berisha e ka akoma të “freskët” në bazë mbështetjen ndaj tij. Këtë e di fare mirë edhe Luli, i cili taktikisht u tregua i paditur, tek doli dhe deklaroi se “vendimi për njeriun “non-grata” ishte personal”. Ndoshta duke u nisur nga garacia amerikane e zonjës Kim, por pa e menduar se, baza e partisë mbetet vendimtare në fitoren e PD-së në zgjedhje, dhe askush tjetër.

Sali Berisha në 11 Dhjetor, edhe mund ta shkarkojë Lulin (si Zhukovin në ajër) edhe mund të ndryshojë nene të statutit, dhe kjo mbetet ti shkojë pastaj gjykatave për definicion. Por deri atëhere, Berisha e ka fundosur Lulin në bazë, për të mos marrë në zgjedhjet e tjera as 5 deputetë. Ndaj zgjidhja e zgjuar, do të duhet të jetë lëvizja që do të përcaktojë fatin e Lulit si kryetar dhe politikan. Atij nuk i leverdis të katandiset një kryetar partie me disa dhjetra anëtarë apo dhe qindra, atij nuk i leverdis të katandiset si Dash Shehu i LZHK-së, me parti fantazëm.

Ndaj dhe ditët e fundit Luli nisi të flasë dhe akuzojë, nisi të baltosë edhe ai kreun e “foltores”, nisi të ulërasë edhe në sallën e Parlamentit, shpesh duke nxjerrë nga goja broçkulla ndaj qeverisë, ministrave dhe kryeministrit. Me demek, “nuk kam ç’ti bëj Saliut, i bie Edit”. Rruga e shkurtër, ndonjëherë të nxjerr më gjatë thonë. Duke u marrë me Edi Ramën, ministrat, apo dhe “defektet e buxhetit”, kur dihet sa të paaftë i ka PD-ja ekonomistët, ndoshta Luli mendon se “do të arrijë të fitojë zemrat e bazës”, asgjë tjetër.

Situata aktuale flet për rrjedhje të pamenduar të anëtarësisë drejt “foltores”. Lulit as që i kishte shkuar në mëndje se, Berisha do të “ndizte motorrët” pikërisht në pleqëri. Madje nuk e kishte menduar se ai do të mbushte sallat dhe kinematë, edhe pse “e kishte votuar 95 per qind e bazës”. Megjithatë, humb ose fiton në 11 Dhjetor, një gjë është e sigurtë, ai do të mbetet në Parlament për 4 vjet si kryetar partie, deri ditën kur Berisha ti kërkojë vulën e saj me “vendim gjykate”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit