Luljeta Bozo në një rrëfim ndryshe, flet për prioritetet pas zgjedhjeve: Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe fushën e kërkimit shkencor

Luljeta Bozo, profesoresha e nderuar në fushën e inxhinierisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, tashmë një nga kandidatet e PS për deputete në qarkun e Tiranës, vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj dhe për prioritetet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të Bozos, e cila teksa bën një prezantim të shkurtër të vetes, flet edhe për ambicien e saj si deputete e ardhshme, ku thotë se një prej prioriteteve është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm. Një tjetër prioritet për Bozon është dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, bashkangjitur me arsimin e lartë.

“Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku  do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë  e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.

Ndërsa flet për fillimet e saj, Bozo tregon se për shkak të rezultateve të mira me të cilat është diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi e mbajtën në universitet ku punon prej 56 vitesh pa ndërprerje. Gjatë karrierës së saj e deri më tani ajo ka botuar 35 libra.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë  e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i ushtarit”, tha ajo.

Zëri i Bozos u bë shumë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend dhe të gjithë njerëzit fituan qetësi falë informacioneve dhe këshillave të dhëna prej saj.

‘1 javë rrjesht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sespe unë nisem nga parimi i të mirës të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”.

Reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë për deputete Bozo thotë se kanë qenë pozitive.

“Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu vnjerëzish që të na përfaqësojnë”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 17/03/2021 11:56

    Kush shan kete zonj Jan te gjith ata qe se bashku kan vjedh e grabit kete vend Jan te gjith dembelat qe jan mesuar te jetojn nen hijen e te tjereve Jan ata qe sdin esnje zanat Jan bejt dhe niperit e tradhetareve te vendit E shum pika te tjera

    Përgjigju
  • Sefgjini: 17/03/2021 08:36

    Vetem programin e perfundimit te termetit dhe vaksinimit te popullesise nuk mund tu lihet ne dore te opozites cka do ta shkaterronte kete vend dhe popull te shkelqyshem. Keto dy programe madhore nuk mund te lihen pergjysem. Luli ka qejfe vetem te eci neper koridoret zyrtare qe ti degjohen zhurmat e kepuceve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër