Nuk do të kisha besuar po të më tregohej nga të tjerë po të mos kisha konstatuar vetë këto që po shkruaj.

Nga disa prokurorë e gjyqtarë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Tiranës po konsolidohet "fort" praktika dhe jurisprudenca duke na dhënë e imponuar pa asnjë droje leksione paaftësie dhe korporativizmi.

Konkretisht në një hetim penal, kur Prokuroria konstaton mospërputhje mbi dokumenta në formën e tyre mbi data, orare, persona i konsideron vepra penale të falsifikimit ndërsa, kur janë palët dhe Avokatët e tyre që konstatojnë mospërputhje të tilla mbi aktet e ekspertimit apo dokumentave të hetimit e gjykimit, ato quhen thjesht "lapsuse" dhe nuk merret njeri me to!

Mbi këto "lapsuse" këta prokurorë e gjyqtarë sot, me "drejtësinë e re", edhe pas kallzimeve penale mbi këto fakte refuzojnë me vullnet të mos hetojnë por dënojnë persona me burgim mbi dokumenta të kallzuar si të falsifikuar duke shkatërruar besimin e publikut te drejtësia dhe institucionet dhe aktivizuar sistemin e mbrojtjes korporative.

Inkurajoj çdo Avokat që të kallzojë e denoncojë me forcë këtë mënyrë mafjoze të të "bërit drejtësi", asnjë individ i tillë nuk meriton të vijojë detyrën dhe të gjithë të përfshirët në skandale të tilla do të bëhen publik me fakte dhe prova.

Çuditërisht janë po këta që, gjatë procesit vetting, kanë falsifikuar, mashtruar e mbuluar prova të rëndësishme të fajësisë së tyre.