Në qarkoren e Lulzim Bashës kundër mediave, çuditërisht përmendet edhe një nga njerëzit e tij më të afërt mediatikë deri pak kohë më parë, Alfred Lela, që drejton portalin Politiko.al
Politiko.al që ai drejton nuk përmendet me emër në qarkoren e PD-së, por aty nënkuptohet se ai bën pjesë në ata që janë konvertuar pas politikës së shkopit dhe karotës që aplikon kryeministri.
“Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qëndrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.
Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike të Qeverisë- për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar- dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe mashtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo-analiza me fakte të shtrembëruara.
Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj” thuhet në qarkoren e Bashës, duke aluduar kështu portalin e drejtuar nga Lela.
Dhe mbi këtë aluzion është përgjigjur Lela që e ka konsideruar këtë si një metodë të kopjuar nga Berisha.
“Unë e kuptoj këtë strategji të Bashës dhe e ka të marrë borxh nga Berisha, se ai nuk mendon dot në kokë të vet: ata që nuk janë plotësisht ushtarë dhe në rresht, nuk janë tanët se nuk janë shërbëtorë të plotë, kështu që është më mirë t’i shpallim kundërshtarë dhe t’i fusim në rradhët e armiqve politikë.
Të djathtët që guxojnë të mos mendojnë si ata, janë më pak shqetësues nëse nuk pranohen si të djathtë dhe futen te mercenarët dhe armiqtë” shkruan ai./TEMA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
25 Nëntor, 13:01
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
'Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi', Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK
11 Nëntor, 22:37
Blere apo sterblere, cdo gje eshte e mundshme ne politike. Nje nevoje blene nje nevoje shete por shitja mundet te kushtoje me shume fishe. Hajt vella se na knaqi politika,korrupcion, shantazh, e gjithe te mirat. Nje gje mos harroni edhe Lulzim Basha ka blere keshilltare sipas nevojes,kjo eshte me se e vertete por per momentin nuk e pranon pasi i jane thare simitet (buka) . Me te mira
PërgjigjuProblemi eshte se Lela eshte nje hic.A e bleu Rama dhe e shiti Luli,nuk po i ben dem njeriu.Lela gjithmone do lehi aty ku han.
Përgjigju