Lulzim Basha mes dy zjarreve

Lulzim Basha mes dy zjarreve

Pas marrëveshjes së 17-18 majit 2017, Lulzim Basha i shmanget përballjes fizike me Edi Ramën, si djalli temjanit. Që nga atëherë kur mori drejtimin e gjysmës së qeverisë dhe institucioneve kryesore kushtetuese të vendit, Kryetari i opozitës as nuk takohet, as nuk ulet, as nuk është më i pranishëm në asnjë ambjent tjetër brenda dhe jashtë Shqipërisë, në të cilën është edhe Kryeministri Edi Rama.

Çtë jetë e gjitha kjo shmangie nga takimet, nga përballja, nga ballafaqimi sy më sy me kundërshtarin politik? A thua të jetë frikë? A thua të jetë druajtje? A thua të jetë sjellje e diktuar nga një kompleks faji? Apo një pamundësi e diktuar nga rrethanat personale politike, të cilat e bëjnë Lulzim Bashën të vetmin lider opozitar në botën demokratike, që i ikën dhe i bishtnon ballafaqimit me liderin e mazhorancës.

Shqipëria ka patur një raport të vështirë përgjatë këtyre 30 viteve pluralizëm politik, mes mazhorancës dhe opozitës. E për rrjedhojë, edhe mes liderit të shumicës parlamentare dhe asaj të minorancës. Por kjo nuk e ka penguar Sali Berishën që të takohet qoftë me ish liderin e fundit komunist Ramiz Alia e qoftë më pas me Kryetarin e PS Fatos Nano dhe më vonë edhe me Kryeministrin aktual Edi Rama.

Por Lulzim Basha duket të jetë një lloj ndryshe lideri politik në Shqipërinë pluraliste, nga këta dhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka qenë dhe mbetet gjithashtu një figurë pragmatiste politike, kur vjen puna për takime të këtij lloji. Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, vazhdon të mos marë pjesë në takime të këtij lloji, prej të cilave dalin vendime të rëndësishme ku më së shumti janë të fituar qoftë edhe psikologjikisht, opozitat.

Lulzim Basha i është shmangur përveç të tjerash, edhe takimit të së hënës që vjen, në Këshillin Politik. Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar për herë të parë që nga krijimi i kësaj tryeze, në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, praninë e tij. PD dhe LSI ka konfirmuar gjithashtu praninë e saj, për të diskutuar rreth marrëveshjes për reformën e re elektorale, por edhe për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe koalicionet parazgjedhore.

Ngado që ta analizosh këtë sjellje jo normale politike të Lulzim Bashës, ka të paktën dy arësye thelbësore se përse ai i shmanget uljes në të njëjtën tryezë politike për diskutimin e temave kaq të rëndësishme për vendin, me Kryeministrin Edi Rama.

E para, Lulzim Basha është përballë zjarri të jashtëzakonshëm të kritikave nga të vetët brenda PD. Duke nisur nga ish Kryetari i kësaj partie Sali Berisha, përkrahësit dhe mbështetësit e tij, por edhe shumë e shumë kritikë të tij të tjerë, të cilët kanë mbi tre vjet që i kujtojnë dhe i rikujtojnë atij marrëveshjen e parë e të fundit me Edi Ramën. Përfshi edhe shprehjen e tij: Më gënjeve një herë është faji yt, më gënjeve të dytën, është faji im!

Kjo do të thotë se për opozitarët tanë, takimi me kundërshtarin politik, me liderin e grupimit tjetër përballë nuk është pjesë e asaj kulture komunikimi për të mirën e vendit dhe për të mirën e qytetarëve. As edhe arti i kompromisit, pas të cilit fitojnë të gjithë, por është një mjet dhe një mundësi ku patjetër njëri duhet ta mundi me çdo kusht tjetrin. Ku njëri duhet patjetër që të dali i humbur dhe tjetri triumfator.

Ndërsa zjarri i dytë përballë të cilit ndodhet Lulzim Basha, është ai i opozitës Presidenciale. Ilir Meta si poli i dytë i opozitarizmit në Shqipëri, sëbashku me LSI, median pranë tij dhe atë pjesë të propogandës opozitare kundër Kryetarit të PD, e ka kompleksuar gjithmonë Lulzim Bashën. Duke i vendosur përballë gogolin e humbjes para Edi Ramës. Sepse, ata nuk duan që Lulzim Basha të jetë faktor. Por i vetmi përballë Kryeministrit ata duan që të mbetet Presidenti i Republikës.

Kur kanë mbetur vetëm pak muaj përpara nisjes së fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare të pranverës së vitit 2021, Lulzim Bashës i duhet që të gjejë “fillin e Arianës” për të dalë nga ky labirinth ku më shumë se e kanë futur të tjerët, ka zhytur veten. Lideri i opozitës duhet të ballafaqohet direkt me Kryeministrin e vendit, nëse vërtetë dëshiron që një ditë ti zë vendin. Ndryshe, rruga drejt pushtetit mund të kalojë nga çdo shteg tjetër, por jo nga Tit Vasili dhe Gaz Bardhi./ tema

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 18/07/2020 20:16

    Luli si car mes dy bol** e

    Përgjigju
  • Beksi: 18/07/2020 17:02

    Po Peza po, shpreso kot se nuk të riciklon më Rama jo. Ktheju kraheve te tu e mbaje stekën drejt, është më mirë.

    Përgjigju
  • Bravo Luli: 18/07/2020 15:58

    Me gjithe keto LULI noton ne pasuri pare,leke,euro etj dhe nuk i plas fare per njeri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut