Objekti i kësaj kërkesë padie është lirimi nga qelia e Lulzim Berishës, pasi ky i fundit është i sëmurë.
Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.
Seanca e planifikuar për dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, u shty, pasi në të nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës. Ka qenë trupi gjykues që njoftoi se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.
Berisha u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë është në burg. Ai u dënua me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë për disa vrasje të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Fillimisht Berisha është dënuar me burgim përjetë nga dy nivelet e gjyqësorit, por ka qenë Gjykata e Lartë që ka prishur dy vendimet dhe ka vendosur dënimin përfundimtar të Berishës me 25 vite burg.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
