GOLAT/ United në Champions, Chelsea nuk ngre kokë! Tottenham humbet në transfertë, Southampton rrëzohet nga Premier League

Goli i Leeds

Premier League në Angli nisi sot javën e 36-të të ndeshjeve në futboll. Me fillim nga 13:30, Leeds United barazoi 2-2 me Newcastle në një ndeshje të luftuar, me grintë, karton të kuq dhe katër gola. Në 16:00 u zhvilluan disa ndeshje të tjera, ku bie në sy fitorja 2-0 e Manchester United kundër Wolves, apo humbja 2-1 e Tottenham kundër Aston Villas. Në Londër, Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest. Me humbjen 0-2 kundër Fulham, Southampton bie nga Premier League dhe sezonin e ri do luajë një ligë më poshtë.

Në "Elland Road" në Leeds, vendasit e Allardyce barazuan 2-2 me Newcastle, me trajnerin vendas që debutoi me një pikë në stolin e Leeds United që kërkon mbijetesën. Ndeshja filloi me golin e vendasve në minutën e 7-të. Ishte Ayling që zhbllokoi duelin, teksa Bamford për Leeds humbi penalltinë në të 28 minutë. Uilson në minutën e 31 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 69 minutë ishte Uilson që po me 11 metërsh kaloi në avantazh Newcastle, teksa Kristensen 10 minuta më vonë vendosi ekuilibrat. Firpo në shtesën e parë të ndeshjes la Leeds me dhjetë futbollistë. Leeds me 31 pikë mban vendin e tretë nga fundi, vetëm një pikë nga zona e mbijetesës. Newcastle me 66 pikë mban vendin e tretë.

Manchester United fitoi 2-0 me Wolves në "Old Trafford". Për javën e 36-të në Premier Leaguen e futbollit, djemtë e ten Haag iu falën nga një goli në secilën pjesë. Ishte Martial që pas asistit të Antony zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Garnacho në 90+4 dërgoi shifrat në 2-0. Me këtë sukses, United shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e katërt, aq pikë sa ka edhe Newcastle që mban pozitën e tretë. Pas dy humbjeve, United rikthehet te fitorja. Nga ana tjetër, "Ujqërit" me 40 pikë mbeten në vendin e 13-të.

Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest për javën e 36-të në Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Auoniyi në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa në pjesën e dytë Sterling përmbysi përkohësisht rezultatin, duke i dhënë avantazhin djemve të Lampard në minutat 51 dhe 58. Kur dukej se Chelsea do merrte tri pikët, sërish Auoniyi shënoi për Forest dhe barazoi për 2-2. Me 43 pikë, Chelsea mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Nottingham me 34 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Premier League - java 36-të:

13:30

Leeds United 2-2 Newcastle

16:00

Aston Villa 2-1Tottenham

Chelsea 2-2 Nottingham

Crystal Palace 2-0 Bournemouth

Man. United 2-0 Wolves

Southampton 0-2 Fulham

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
VIDEO/ Chelsea dështon sërish, 4 gola në 'Stamford Bridge'

Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest për javën e 36-të në Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Auoniyi në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa në pjesën e dytë Sterling përmbysi përkohësisht rezultatin, duke i dhënë avantazhin djemve të Lampard në minutat 51 dhe 58. Kur dukej se Chelsea do merrte tri pikët, sërish Auoniyi shënoi për Forest dhe barazoi për 2-2. Me 43 pikë, Chelsea mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Nottingham me 34 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Ora 17:59
Fitore pas dy humbjeve, Manchester United në zonën Champions (VIDEO)

Manchester United fitoi 2-0 me Wolves në "Old Trafford". Për javën e 36-të në Premier Leaguen e futbollit, djemtë e ten Haag iu falën nga një goli në secilën pjesë. Ishte Martial që pas asistit të Antony zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Garnacho në 90+4 dërgoi shifrat në 2-0. Me këtë sukses, United shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e katërt, aq pikë sa ka edhe Newcastle që mban pozitën e tretë. Pas dy humbjeve, United rikthehet te fitorja. Nga ana tjetër, "Ujqërit" me 40 pikë mbeten në vendin e 13-të.

Ora 16:08
Tifozi futet në fushë dhe shtyn trajnerin e Premier League (VIDEO)

Leeds United dhe Newcastle barazuan 2-2 për javën e 36-të në Premier League. Në fundin e ndeshjes ka ndodhur edhe një incident jo i këndshëm në fushë. Një tifoz ia doli të kalojë sigurinë, të futet në tapetin e gjelbër dhe të shtyjë trajnerin e miqve Eddie Howe, në pankinë. Menjëherë ka ndërhyrë siguria dhe stafi i Newcastle, me situatën që ka kaluar pa probleme.

Ora 15:40
VIDEO/ Paqe me katër gola dhe karton i kuq, Leeds pikë shprese kundër Newcastle

Në "Elland Road" në Leeds, vendasit e Allardyce barazuan 2-2 me Newcastle, me trajnerin vendas që debutoi me një pikë në stolin e Leeds United që kërkon mbijetesën. Ndeshja filloi me golin e vendasve në minutën e 7-të. Ishte Ayling që zhbllokoi duelin, teksa Bamford për Leeds humbi penalltinë në të 28 minutë. Uilson në minutën e 31 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 69 minutë ishte Uilson që po me 11 metërsh kaloi në avantazh Newcastle, teksa Kristensen 10 minuta më vonë vendosi ekuilibrat. Firpo në shtesën e parë të ndeshjes la Leeds me dhjetë futbollistë. Leeds me 31 pikë mban vendin e tretë nga fundi, vetëm një pikë nga zona e mbijetesës. Newcastle me 66 pikë mban vendin e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?