KRUJE - Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e dhjetra hektarëve tokë në rrethin e Krujës. Ky fenomen përmbytjesh është i përhershëm dhe fshati Murqinë është ai që pëson më shumë dëme. 

Nga dalja e tij janë përmbytur dhjetra ha të mbjella me kultura bujqësore. Konkretisht përmbytjet kanë ndodhur në fshatrat Murqinë, Mallkuc, Mazhe dhe shumë të tjerë. Po ashtu përmbytje ka dhe në fshatrat Dukagjin dhe Miliskaje. Gjithcka është pasojë e mos pastrimit të kanaleve kulluese prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët e dëmtuar gjatë 20 viteve nuk janë dëmshpërblyer në asnjë rast të vetëm.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)