Michel Kuka Mboladinga, i njohur në mbarë botën me nofkën 'Lumumba', ka përjetuar më në fund emocionet e Botërorit 2026 nga tribunat, duke u shndërruar menjëherë në një nga personazhet më të dashur të tifozëve.
Tifozi legjendar i Republikës Demokratike të Kongos ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Kolumbisë, pasi kishte humbur debutimin kundër Portugalisë për shkak të një izolimi të përkohshëm të lidhur me procedurat dhe protokollet shëndetësore të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas përfundimit të kontrolleve të nevojshme, “Lumumba” iu bashkua delegacionit kongolez dhe prania e tij në stadium nuk kaloi pa u vënë re. Dhjetëra tifozë e njohën menjëherë në tribuna, duke kërkuar foto dhe selfie me figurën që prej vitesh është bërë simbol i pasionit kongolez për futbollin.
Gjatë pushimit të ndeshjes, ai u kthye në një atraksion të vërtetë për publikun, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe duke u bërë pjesë e spektaklit që shoqëron turneun më prestigjioz të futbollit botëror.
Kush është “Lumumba”?
Michel Kuka Mboladinga është një nga figurat më ikonike të tifozerisë afrikane. Nofka e tij është një homazh për Patrice Lumumba, figurën historike të pavarësisë së Kongos dhe simbol të krenarisë kombëtare.
Pozat e tij karakteristike, të frymëzuara nga statuja e Patrice Lumumbas në Kinshasa, e kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare, duke e kthyer në një simbol të tifozërisë afrikane dhe një nga personazhet më të fotografuar të Botërorit 2026.
“Lumumba” fitoi famë të madhe edhe gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës të vitit të kaluar, ku përfaqësuesja e Kongos arriti deri në çerekfinale, ndërsa ai u bë një nga figurat më të komentuara në tribuna.
'Lumumba' dhe protesta e tij e heshtur
Në stadiumin e Guadalajarës, ai mbuloi gojën dhe simuloi një armë në kokë, një protestë që nga viti 2013 kundër heshtjes ndërkombëtare përballë mijëra personave të zhvendosur në Kongon lindore, ku ka një konflikt të pafund.
“Lumumba” y su protesta silenciosa.
— Cesar Augusto Londoño (@cesaralo) June 24, 2026
En el estadio de Guadalajara se tapó la boca y simuló una pistola en la cabeza, protesta desde el 2013 por el silencio internacional ante miles de desplazados en el este del Congo, donde hay un conflicto interminable. Hace homenaje a Patrice… pic.twitter.com/nb6Ckm9pfZ
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente



