Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në përfundim të vizitës së saj të fundit si raportuese për Kosovën, mbajti një konferencë për media së bashku me raportuesin e ri, Igor Soltes.
Lunaçek ka filluar të jetë raportuese për Kosovën një vit pas shpalljes së pavarsisë. Gjatë konferencës ka bërë vlerësime pozitive për rezultatet e 8 viteve si raportuese për Kosovën.
Lunaçek theksoj se është shënuar një progres pozitiv në dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndihmën e ndërmjetësimit nga BE-ja. Vlerësoj si progres implementimin e marrëveshjes së arritur për drejtësinë. Ajo tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t'u anëtarësuar në BE.
Lunaçek tha se implementimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, i inicuar vitin e kaluar ka një rëndësi shumë të madhe për qytetarët e vendit. Ajo shtoi se qytetarët e Kosovës të cilët kërkojnë punësim, edukim dhe shëndetësi, MSA-ja mund të ofrojë një ambient dhe perspektivë për zhvillimin e fushave në fjalë.
/Shqiptarja.com

Gjithashtu Lunaçek tha se ndjehet keq për faktin se gjatë këtyre viteve sa ka qenë raportuese nuk është realizuar njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së duke thënë se kjo do ta kishte lehtësuar punën për të dyja palët, pra për Kosovën dhe BE-në.
Ndërkaq sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Lunaçek tha se miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit është kusht që të ndodhë liberalizimi dhe u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ecin përpara dhe ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com