Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku thotë se ekipi drejtues i BSH ka përgjegjësi për skandalin e vjedhjes së thesarit të shtetit në Linzë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Luniku thotë se Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi për vjedhjen, ndërsa thekson se duhet të tregohej shumë kujdes me sigurinë. Kristaq Luniku ka ushtruar detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga dhjetori 1994 deri në Prill 1997. Luniku i ka kërkuar Berishës në atë kohë mbylljen e firmave piramidale. Ndërsa nisur nga rrethanat kërkoi azil politik në SHBA. Që nga ajo kohë, Luniku u bë pjesë e FMN-së, dhe sot është këshilltar për strategjinë në Bankën Botërore,.
Ish-Guvernatori Luniku nuk nguroi të listojë problemet që shfaq sot institucioni i Bankës së Shqipërisë, sidomos sa i takon drejtimit, auditimit dhe raportimit.
“Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi për vjedhjen. Banka ka nevojë për një adresim, përmirësim të operacioneve të saj. A ekzistojnë të tilla mangësi në Bankat e Nivelit të dytë, në drejtim të politikës monetare. Një nga problemet që ka BSH është problemi i drejtimit, raportimit monitorimit duke përfshirë Këshillin Mbikëqyrës e duke përfshirë dhe drejtuesin e saj. Po e dëmtove sistemi është shumë vështirë ta rregullosh”, tha Luniku.
Sipas ish-Guvernatorit, ngjarja e ndodhur është një mësim jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por edhe për gjithë politikën shqiptare. Ndërsa theksoi se Parlamenti duhet të marrë në dorë situatën.
“Ky është një mësim jo vetëm për BSH, por dhe politikën shqiptare. Pati shumë debate se pse përfshihet politika, është normale që të përfshihet politika, po varet ku përfshihet në rrugë apo parlament. Parlamenti duket të marrë situatën në dorë”, tha Luniku.
I pyetur lidhur me faktin nëse Guvernatori i ri duhet të jetë shqiptar apo i huaj, Luniku thotë se me rëndësi është të në krye të BSH të zgjidhet një person me eksperiencë në ekonominë, në drejtim të politikave monetare dhe të atyre bankare.
“E rëndësishme është që duhet të jetë një person që ka një eksperiencë të gjatë ekonomike, në drejtim të politikave monetare dhe sistemeve bankare. Nëse është i huaj ose i brendshëm pak rëndësi ka. Ana e mirë që bëri kryeministri është se e hapi këtë proces, e bëri më transparent. Për bankat qendrore këto pozicione nuk janë pozicione konkursesh, por është një pozicion shumë i vështirë. Unë nuk do të konkurroj”, tha Luniku.
(VIDEO)
/Shqiptarja.com

VIDEO