Enic. R , 20 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lushnjes.
Ai po udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë ku dhe është ndaluar nga uniformat blu.
Të riut i janë kërkuar dokumentet nga ana e policisë, por ai jo vetëm që nuk ka pranuar t’u japë dokumentet e mjetit punonjësve të policisë, por edhe i ka kërcënuar me jetë ata.
Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin po të cilin ai po ushtonte iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.3 gr kanabis.
20- vjeçari është i njohur nga uniformat blu, pasi rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit Enci R., vjeç 20, banues në fshatin Çemrë e Sipërme Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, pasi rreth orës 15:50, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ku udhëtonte me mjetin tip “Benz’’, ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke mos i dhënë dokumentat, si dhe e ka kërcënuar për jetën.
Gjatë kontrollit të ushtruar i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.3 gr. Lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 e 236/2 të Kodit Penal.
Redaksia Online
E.J Shqipetarja.com
/Shqiptarja.com