LUSHNJE- Të gjitha shtresat e pastreha në rrethin e Lushnjes që trajtohen me skemën e qirasë do të paguajnë 3 mijë lekë të reja më pak se muajt e kaluar.
 
Ky është njëri prej relacioneve të miratuara në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të qytetit, me qëllim që të përfitojnë nga kjo skemë sa më shumë familje të pastreha.
 
Në Këshill u miratua pa debate edhe relacioni mbi dhënien e ndihmës ekonomike dhe relacioni mbi përfundimin e procedurave të privatizimit të banesave të cilat kanë mbetur pa u regjistruar.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)