Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Lushnjë, pasi flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë, ndërsa i moshuari jetonte i vetëm në banesë.
 
Shkak dyshohet të ketë qenë rënia e zjarrit fillimisht në ngrohësen elektrike e më pas në gjithë banesën.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.