42 vjeçari  Taulant Daka, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në një kanal në fshatin Plyk të Lushnjes është vrarë nga një xhaxhai i tij. Ky fakt është konfirmuar nga policia e Lushnjës, e cila ka prangosur si autor të këtij krimi të rëndë shtetasin, Kujtim Daka 54 vjec, xhaxhai i viktimës.

Identifikimi i vrasësit është bërë nga banorët e zonës, të cilët ndër të tjera gjatë dëshmisë së tyre në polici kanë rrefyer se viktima prej kohësh kishte konflikte pronësie me xhaxhain e tij.

Konfliket kishin agravuar deri në përdorimin e dhunës fizike me mjete te forta, ku për pasojë ka mbetur i vdekur 42 vjecari Taulant Daka.

Trupi i pajetë i 42 vjecarit është hedhur në kanal nga xhaxhai tij, ndërsa kanë qënë banorët e zonës ata që e kanë gjetur trupin e bashkëfshatarit të tyre.

Blutë e qytetit të Lushnjes për të zbardhur këtë ngjarje kanë marrë në pyetje personat e ndodhur pranë vendit ku gjet Taulant Daka, si dhe gruan dhe ish-bashkëshorten e viktimës prej së cilës ai ishte divorcuar prej kohësh.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)