LUSHNJË - Një 13 vjeçare nga Lushnja denoncon në polici të atin e saj, të cilin e akuzon për përdhunënim.

Historia e rëndë e incesit është shënuar në fshatin Lekaj të këtij rrethi,ndërsa viktima është vajza me iniciale M.L, e cila mbrëmë ka bërë edhe denoncimin në polici.

Blutë e Lushnjës kanë vëne mënjëherë në pranga babain e saj shtetasin me inicialet B. L, mbi të cilin rëndon akuza e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Eshtë marrë në pyetje edhe 13 vjeçarja, e cila ka rrëfyer për abuzime dhe me tre të tjerë, dy prej të cilëve kushërinj të vajzës, të cilët janë shoqëruar në komisariat nën akuzën e kryerjes marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Tre të arrestuarit janë shtetasit A. L,B,L dhe F. G, të tre banues në fshatin e të miturës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)